Mediat italiane, detaje të reja për 2.5 ton drogën nga Shqipëria

Mediat italiane, gjatë mëngjesit të sotëm, kanë zbardhur detaje të reja për sekuestrimin e 2.5 ton droge para dy ditësh të futur nga Shqipëria. Ndjekja e skafit nga Guardia di Financa e Barit ka ndodhur në bregun në afërsi të Salentos. Gomonia 10 metra e gjatë me dy motorë të fuqishëm ishte nisur Shqipëria. Mjeti lundrues është ndjekur nga ajri dhe deti dhe të ndodhur përballë kësaj situate kanë nisur të hedhin ngarkesën në det.
Autoritetet sekuestruan 2.5 ton marijuanë dhe vunë në pranga katër skafistët shqiptarë. Ngarkesa u identifikua në brigjet e Brindisit, nga njësia aeronavale e Guardia Di Finanza në orën 02.00 të 30 prillit që ishte drejtuar në brigjet puljeze.
Skafistët sapo panë vedetat e shpejta të Repartit Operativ Aeronaval të Guardia Di Finanza Bari, nisën të hedhin ngarkesën në det.
Në fund të operacionit bëjnë të ditur autoritetet ishin 10 koli marijuanë në det dhe 105 të mbetura në bordin e gomones, ku u gjet dhe një armë kallashnikov, dhe 30 fishekë.
Skafistët shqiptarë M. B. 40 vjeç, X. H. 30 vjeç, B. R. 30 vjeç, C. S. 37 vjeç, janë arrestuar për trafik ndërkombëtar droge dy prej të cilëve sipas policisë italiane janë me precedent penalë.
Marijuana ishte paketuar dhe pesha e saktë është 2.517 kg, që në tregun klandestin do të sillte fitim rreth 20 milionë euro.

droga

Exit mobile version