Monchi, i cili arriti në Romë verën e kaluar, tashmë është duke kërkuar të forcojë skuadrën kryeqytetase italiane në merkaton e ardhshme dhe “Corriere dello Sport” e hap faqen e parë të saj me një nga të zgjedhurit, i cili do të jetë Mateo Kovaçiç. Kroati nuk ka shumë hapësira në ekipin madrilen, në një pozicion në të cilin Zidane mbështetet plotësisht te Casemiro. Ballkanasi ka vështirësi për të marrë pozicionin e fillimit në “Bernabeu”. Ai po mbush tri sezone si një lojtar i bardhë dhe në shumicën e lojërave, Kovaçiç e ka filluar nga stoli. Kjo është arsyeja pse ekipi italian ka menduar për nënshkrimin e Kovaçiç, i cili tashmë e di se çfarë e pret në Itali, pas të kaluarës së tij si një lojtar i Interit. Sipas gazetës italiane, drejtori sportiv i skuadrës romake po kërkon një mesfushor cilësor, duke pasur parasysh moshën e lojtarëve si De Rossi.