Mediat italiane: Skandali Xhafaj në Shqipëri po dridh qeverinë socialiste të Edi Ramës

Ndërsa prokurorët shqiptarë kanë zbarkuar në Katania për hetimet mbi dosjen ‘Habilaj’, mediat italiane shkruajnë se qeveria shqiptare është duke u dridhur.
Francesco De Palo i Formiche.net shkruan se skandali rrezikon qeverinë shqiptare (me ndihmën e protestave).
“Një skandal në Shqipëri po e dridh qeverinë socialiste të Edi Ramës, me opozitën e qendrës së djathtë që ka dalë në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë, siç ka ndodhur së fundmi në Rumani dhe Armeni”.
‘Casus belli’ është bërë vëllai i një ministri, i përfshirë në trafik droge në Itali, përkundrejt sfondit të progresit që ka bërë Tirana në rrugën drejt BE’.
‘Agron Xhafaj, vëllai i ministrit, pak ditë më parë mbërriti vullnetarisht në Itali për të kryer dënimin e tij, por krahas kësaj çështje merr jetë edhe një zhvillim politik: ministri akuzohet që e ka mbështetur vëllain e tij, për këtë arsye është shpërndarë një audio-përgjim i një ish-trafikanti droge’.
Gazetari shkruan se përkundër këtij tensioni, një think-tank i rëndësishëm si Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Artikulli paraprakÇfarë ndodh me organizmin kur mungon kaliumi
Artikulli tjetërRaporti i Agjencisë Europiane të Mjedisit: Shqipëria, me 12 plazhe të ndotura