Mediat italiane zbardhin detaje të reja për 400 kg kokainë të bllokuar në Kosovë

Mediat italianë shkruajnë se ngarkesa prej 400 kilogramë kokainë kapur në Lipjan i përket Ndrangheta. “La Republica” mban këtë qëndrim nisur nga fakti se kjo organizatë kriminale zotëron trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe njihet për lidhjet historike me klanet shqiptare.

DEA amerikane kishte sinjalizuar për ngarkesën e drogës. Ajo u nis nga porti i Santosit në Brazil, më pas në portin kalaberez Gioia Tauro, port i preferuar nga organizatat e trafikut të drogës.

Operacioni në Itali është drejtuar nga kryeprokurori i antimafias Giovanni Bombardieri. Për të gjetur porositësit, i është vendosur kontenierit chip. Në të ishte një ngarkesë me pula të ngrira me destinacion qytetin e Lipjanit, në Kosovë.

Droga ishte futur brenda kutive të mishit, e ndarë në pako një kilogramëshe. Mediat italiane thonë se është zgjedhur ky lloj paketimi për ta shpërndarë menjëherë, pa pasur nevojë të ripaketohej.

Prokurorët e antimafias njoftuan palën shqiptare dhe atë kosovare për ngarkesën me kokainë.

Në portin e Durrësit kontenieri mbërriti më datën 6 maj. Qëndroi 9 ditë dhe më datë 15 maj u lejua dalja e tij. U mbajt nën vëzhgim nga agjentët italianë dhe ata shqiptarë. Nga Durrësi vijoi rrugën për enë doganën e Morinit pa bërë asnjë ndalesë.

Gjatë gjithë itinerarit, mjeti është ndjekur nga agjentët civilë. Kamioni u parkua në magazinën e kompanisë MC food në hyrje të qytetit të Lipjanit, e cila tregton dhe magazinon produkte ushqimore.

Në këto moment kanë ndërhyrë dhjetëra forca civile të policisë së tre shteteve ku dhe është sekuestruar sasia e kokainës. Janë në hetim 25 persona, kryesisht punonjës të kompanisë por vetëm 7 janë arrestuar. Ata janë të gjithë shqiptarë të Kosovës.

Mediat italiane thonë se kokaina është e cilësisë së lartë dhe nëse do të hidhej në tregun europian, do të kishte sjellë mbi 100 milionë euro përfitim.

Artikulli paraprakDenoncimi: Isha dëshmirtar, ja si komisionerët e PS i bënë të pavlefshme votat e PD
Artikulli tjetërDeklarata e fortë: Lidhja e Tahirit me “grupin e Habilajve” jo vetëm fisnore, por edhe biznesi