Shqiptarët të revoltuar iu përgjigjën si asnjëherë më parë thirrjes të opozitës për të dalë në protestë. Mijëra shqiptarë u mblodhën në Tiranë, në bulevardin poshtë zyrës sëKryeministrit, duke i bërë thirrje atij për t’u larguar nga pushteti. Gjallërimi i trafikut të drogës, niveli i krimit, papunësia dhe ekonomia e dobët nxorri shqiptarët në shesh
Nga Washington Post, Abc News e Fox News tek Reuters, EuroNews e AFP, të gjitha mediat i kushtuan një rëndësi të posaçme asaj që ndodhi dje në Tiranë
“Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës”. Nga mediat më prestigjioze amerikane e deri tek ajo europiane, përmasat e revoltës popullore dje në Tiranë tërhoqën një vëmendje jotë vogël teksa u pasqyruan gjithandej. Nga Washington Post, Abc News e Fox News tek Reuters, EuroNews e AFP, të gjitha mediat i kushtuan një rëndësi të posaçme asaj që ndodhi dje në Tiranë, teksa u vu theksi tek zemërimi i popullit shqiptar dhe ngritja e tij kundër qeverisë Rama dhe thirrjeve për largimin e tij nga pushteti.
Edhe disa prej mediave më prestigjioze ndërkombëtare i kanë kushtuar hapësirë protestës së opozitës në Shqipëri. Mediat e huaja shkruajnë në artikujt e tyre, se Partia Demokratike dhe aleatët e saj të vegjël partiakë zhvilluan një protestë, duke kërkuar rrëzimin e qeverisë, ndërkohë me mijëra mbështetës të opozitës akuzojnë qeverinë për krim të organizuar dhe korrupsion, thuhet në artikujt e mbulimit mediatik ndërkombëtar për protestën në Shqipëri.
‘Shqiptarët të revoltuar iu përgjigjën si asnjëherë më parë thirrjes të opozitës për të dalë në protestë. Mijëra shqiptarë u mblodhën në Tiranë, në bulevardin poshtë zyrës sëKryeministrit, duke i bërë thirrje atij për t’u larguar nga pushteti. Gjallërimi i trafikut të drogës, neveli i krimit, papunësia dhe ekonomia e dobët nxorri shqiptarët në shesh”, citojnë disa nga mediat e huaja.
Protestës anti-qeveritare të 27 janarit në Shqipëri i është kushtuar hapësirë dhe rëndësi edhe nga mediat e mirënjohura ndërkombëtare. Agjensia ndërkombëtare e lajmeve Assosiated Press shkruan se, opozita e Shqipërisë zhvilloi një protestë kundër qeverisë, duke e akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe bënë thirrje për dorëheqjen e saj. Më tej në shkrimin e AP-së thuhet se mijëra mbështetës të Partisë Demokratike dhe të aleatëve të saj si Lëvizja Socialiste për Integrim dhe partitë e tjera më të vogla u mblodhën të shtunën në kryeqytetin e Tiranës, për të protestuar kundër qeverisë.
Ndërkohë e përditshmja britanike Daily Mail e hap artikullin për Shqipërinë nën titullin “Opozita e Shqipërisë mban protestë anti-qeveritare”, ndërsa shkrimin e pasqyron me foto të forcave të policisë. Ndërsa gazeta amerikane Washington Post, shkruan se siguria e policisë ishte tejet e lartë pranë zyrave kryesore të qeverisë ku mbahet tubimi, e më pas vijon duke thënë se protesta po konsiderohet si një provë ndaj mbështetjes për opozitën në vend, e cila pësoi një humbje të thellë në votimin e 2017, duke siguruar vetëm 43 vende në parlamentin me 140 vende, shkruan Washington Post. Protestës së 27 janarit iu bë jehonë edhe nga mediat e tjera ndërkombëtare si ABC News, Fox News dhe televizoni shtetëror rus Ruptly.