Mediat në Itali: Revoltë në Shqipëri!

Gjatë gjithë ditës së sotme, mediat televizive italiane kanë përcjellë në kohë reale protestën e zhvilluar në Rrugën e Kombit në Shqipëri.
TGCOM 24 i Mediaset informon se, “janë zhvilluar përleshje të dhunshme mes forcave të rendit e manifestuesve që protesojnë kundër pagesës së detyruar për automjetet që do të qarkullojnë në autostradën Tiranë-Kosovë. Ka të plagosur mes manifestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa për kryeminsitrin Edi Rama e gjithë kjo është “një dhunë barbare”, shkruanTGCOM24.
Gjthashtu dhe kanali RaiNeës i televizionit publik italian Rai ka informuar se në Shqipëri protesta kundër pagesës në autostradë kë degjeneruar në përleshje e flakë.
“Turma e zemëruar, shkruajnë gazetarët e RaiNeës i ka vënë flakën kabinave të autostradës. Goditjeve me gurë nga ana e manifestuesve, policia i është përgjigjur me shkopa gome. Kryeministri Rama është shprehur se kjo dhunë barbare do të marrË pëgjigjen e merituar”, informon RaiNeës.
Po të njëtin informacion kanë shëpërndarë dhe agjensitë e lajmeve si Ansa, ToDay, etj.

Artikulli paraprakUnë jam Kuksian!
Artikulli tjetërBerisha-Ramës: Hiq menjëherë taksën se e zeza të pret ty dhe klikën tënde!