Mediat serbe: Vuçiç po formon një aleancë si kundërpërgjigje ndaj asaj “Kroaci-Shqipëri-Kosovë”! Ja me kë shtet po negocion

Formimi i një aleance ushtarake ndërmjet Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë ka shkaktuar një sërë reagimesh negative në Serbi ku presidenti Aleksandar Vuçiç pretendon se shkel marrëveshjen e armëve të vitit 1996 të nënshkruar në Firence ndërmjet Kroacisë dhe Republikës së atëhershme Federale të Jugosllavisë, Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës Serbe.

Megjithatë, siç raportojnë mediat në Serbi të afërta me Vuçiçin, Serbia tani, si përgjigje ndaj aleancës ushtarake ndërmjet Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë, do të lidhë një aleancë ushtarake me Hungarinë. Lajmi ka dalë dje në Kurir, gazetë serbe e cila shkruan se “po përgatitet një bombë e vërtetë”.

Sipas Kurir, Vuçiç dhe kryeministri hungarez Viktor Orban tashmë janë në negociata. Duhet shtuar se në këtë moment, lajmi për një aleancë të tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe as Vuçiç e as Orban nuk e kanë komentuar atë.

Sigurisht që ia vlen të theksohet konteksti i publikimit në Kurir. E gjithë kjo po ndodh në momentin e samitit të rëndësishëm të djeshëm në Bruksel.

Në takimet përgatitore para samitit të Bashkimit Evropian, Kroacia ka shprehur shqetësimin për mungesën e një gjuhe më të qartë në paragrafin e konkluzioneve kushtuar situatës në Ballkanin Perëndimor, pra në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Kroacia beson se ekziston rreziku i përhapjes së situatës në rajon dhe se ishte e nevojshme një përgjigje nga Këshilli Evropian.

Megjithatë, Hungaria e kundërshtoi këtë iniciativë, duke besuar se përfundimi i takimit duhet të mbetet ashtu siç është.

Exit mobile version