Pas verdiktit përfundimtar ku kombëtarja shqiptare është kthyer në shtëpi, një nga mediat zvicerane ndryshe nga atmosfera përpara ndeshjes në Grupin A Shqipëri-Zvicër, ka zbutur tonet dhe ka shprehur falënderim për shqiptarët. Shkrimi tregon edhe për ndeshjet e Evropianit, ku humbën 1:0 nga Zvicra dhe 2:0 nga Franca, derisa erdhi edhe momenti historik, triumfi ndaj Rumanisë, që ishte fitorja e parë e Shqipërisë në një Evropian. “Kjo është dita më e madhe në futbollin shqiptar dhe më e bukura në jetën time”, thotë Armando Sadiku, i cili realizoi golin e vetëm. Ai dhe shokët e tij u gëzuan shumë dhe kishin shpresa edhe për kualifikim, por shpresat u ndalën me përfundimin e takimit ndërmjet Portugalisë dhe Hungarisë.
Kryesore
Continue to the categoryZgjedhjet e 11 Majit në arrest kardiak
Nga Azgan Haklaj
Sot kur fushata zgjedhore po i drejtohet finishit në një vend që mendon ti qaset normalitetit demokratik të gjitha forcat politike e...