Kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu zhvilloi disa takime elektorale në Bashkinë e Vorës. Gjatë bisedimeve me banorë dhe simpatizantë në fshatin Gjokaj, kreu republikan paraqiti programin politik dhe ekonomik të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Mediu theksoi se forcimi i ekonomisë individuale nëpërmjet taksimit të ulët do të jetë çelësi i suksesit të Republikës së re. Një tjetër takim Mediu zhvilloi dhe me banorët e Levanit në Fier, ku u shpreh se tashmë qeveria Rama ka dështuar në të gjitha premtimet e saj, por kryesisht në atë të vendosjes së ligjit dhe territorit nën kontroll. “Mund të ndryshosh pozicione politike për xhepin tënd, por turpin më të madh e ke me ata njerëz që të kanë votuar. I bëj thirrje çdo demokrati të kthehet në shtëpinë e vet. Çdo republikan të votojë PD”. Një tjetër takim gjatë ditës së djeshme ishte edhe ai me banorët e fshatit Picar, pranë Bashkisë Vorë.
Kryesore
Continue to the categoryProgrami i PS / Pilula të Ramës për oligarkët, ndërtuesit dhe...
Brenda ditës së sotme pritet që KQZ të shpallë rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Dukshëm Edi Rama dhe Partia Socialiste do të...