Mediu: Rama ka nisur që tani vjedhjen e zgjedhjeve, duhet mobilizim…

Kryetari i PR, Fatmir Mediu gjatë një takimi që zhvilloi me strukturat e partisë në Njësinë nr. 9 në Tiranë, paralajmëroi vjedhjen e zgjedhjeve parlamentare nga Edi Rama dhe mazhoranca aktuale që ai drejton.

Nisur nga këto të dhëna, Mediu kërkoi angazhim maksimal nga forcat e Opozitës së Bashkuar e cila, sipas tij, pa humbur kohë duhet të bashkohet me njerëzit në çdo skaj të vendit, për t’u përballur me manipulimin e zgjedhjeve, i cili ka filluar nga Edi Rama, me ndryshimin e Kushtetutës, Kodit Zgjedhor, bashkëpunimin me struktura të inkriminuara, si dhe kërcënimin karshi administratës.

Mediu deklaroi se liria, jeta dhe ndërtimi i një Shqipërie Europiane janë të drejta që na i ka dhënë Zoti dhe nuk mund t’i lëmë peng të regjimit të korruptuar të Edi Ramës.

“Tirana dhe mbarë Shqipëria e bashkuar me opozitën e djathtë, do të ndalin shkatërrimin e vendit.

Regjimi i Edi Ramës ka mbjellë vetëm varfëri, pasiguri, korrupsion dhe krim, papunësi, eksod masiv.

Edi Rama ka refuzuar kërkesën e BE, Amerikës dhe Gjermanisë, për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Holanda dhe BE po i bëjnë të qartë shqiptarëve mëse njëherë se me Edi Ramën nuk ka Shqipëri Europiane.

Përballë kësaj situate, opozita pa humbur kohë duhet të bashkohet me njerëzit në çdo skaj të vendit, për t’u përballur me manipulimin e zgjedhjeve, i cili ka filluar nga Edi Rama, me ndryshimin e Kushtetutës, Kodit Zgjedhor, bashkëpunimin me struktura të inkriminuara, si dhe kërcënimin karshi administratës.

Liria, jeta dhe ndërtimi i një Shqipërie Europiane janë të drejta që na i ka dhënë Zoti dhe nuk mund t’i lëmë peng të regjimit të korruptuar të Edi Ramës”, shprehet Mediu.

Exit mobile version