Kryetari i PR, Fatmir Mediu shprehet se, Rama kërkon të hedh poshtë çdo arritje të shqiptarëve për të fshehur rrënimin që i ka bërë Shqipërisë.
Në positmin e tij në Facebook, Mediu thekson se Rama kërkon të matet me Berishën, por ndryshe nga Berisha që ka qënë I pari që e futi Shqipërinë në NATO, priti Presidentin e Amerikan George W.Bush I cili tha ‘Kosova e Pavarur’, liberalizoi vizat etj., Rama i ka mbyllur Shqipërisë rrugën Europiane dhe konsiderohet sot regjimi më i korruptuar në Ballkan.
Postimi i plotë i Fatmir Mediut
-Rama kërkon të hedh poshtë çdo arritje të shqiptarëve për të fshehur rrënimin që i ka bërë Shqipërisë:
-Kërkon të matet me Berishën për marëdhëniet ndërkombëtare.
-Rama i ka mbyllur Shqipërisë rrugën Europiane, konsiderohet sot regjimi më i korruptuar në Ballkan.
-Berisha antarësoi Shqipërinë në KSBE(OSBE) 19 Qershor 1991
-1992 Qershor, Berisha pritet zyrtarisht në Shtëpinë e Barshë nga Presidenti Amerikan George H. Bush
-Berisha Maj 1993, Shqipëria pranohet anëtare e Asamblesë së Atlantikut të Veriut.
-23 Shkurt 1994, Presidenti Dr. Sali Berisha nënshkroi Dokumentin Kuadër të PfP duke e bërë Shqipërinë zyrtarisht anëtare të kësaj iniciative (PfP).
-Më 1995, Presidenti Bill Clinton ftoi zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë, Presidentin Berisha.
-2 Prill 2008 në Bukuresht, Sali Berisha merr ftesën për NATO
-2 Prill 2009, Berisha antarëson Shqipërinë në NATO
-13 Korrik 1995, Berisha antarësoi Shqipërinë në Këshillin e Europës
-19 Qershor 2006 Berisha nënshkruan Marëveshjen e Stabilizim Asociimit
-10 Qershor 2007 Berisha pret Presidnetin Amerikan George W.Bush i cili deklaroi Shqipëria do bëhet anëtare e NATOs dhe Kosova e pavarur
-28.04.2009 Berisha dorëzon aplikimin për anëtarësim në BE
-15 Dhjetor 2010, Berisha liberalizoj vizat për BE
-Rama zero në marëdhëniet ndërkombëtare