Megaoperacioni i SPAK/ Zbardhen emrat e personave me masë sigurie, mes tyre edhe i shumëkërkuari Talo Çela! Zv. drejtori i burgut Bradashesh i lidhur me grupet kriminale

Janë zbardhur emrat e personave për të cilët është lëshuar urdhër arrest në kuadër të megaoperacionit të SPAK, mes tyre është edhe i shumëkërkuari Talo Çela, ish gjyqtarja, Pajtime Fetahu, zv.drejtori i burgut të Bradasheshit, Martin Musaj dhe dy oficerë policie. 

Mësohet se Martin Musaj, zv.Drejtori i burgut të Bradasheshit, dyshohet si person i përfshirë në grupet kriminale.

Emrat:

1-Talo Çela,
2-Altin Kamami,
3-Rexhino Doci,
4-Arben Lamcja,
5-Arsen Mema,
6-Eljo Bitri,
7-Leam Rragami,
8-Elvis Daka alias Dragoviç,
9-Dorjan Dyli,
10-Matilda Hoxholli,
11-Denada Todi,
12-Flobenc Mecja,
13-Armis Stafa,
14-Maksim Koci,
15-Erzen Çopja,
16-Franc Çopja,
17-Hajdar Bako alias Çopja,
18-Mikael Qosja,
19-Martin Musaj,
20-Guri Biba,
21-Pajtime Fetahu,
22-Renato Masuku,
23-Leonardo Rragami.

Megaoperacioni

Mësohet se ky megaoperacion që ka nisur nga mbrëmja e djeshme (30 korrik) është vazhdim i operacioni “Plumbi i Artë” ku u vu në pranga Nuredin Dumani, dëshmitë e të cilit zbardhën disa vrasje kriminale.

Po ashtu nga ky operacion mësohet se janë zbardhur edhe disa vrasje në Elbasan, ndërsa janë lëshuar masë arrest shtëpie për ish gjyqtaren Pajtime Fetahu, zv.drejtorin e burgut të Bradasheshit, Martin Musaj dhe dy oficerë policie.

Deri tani raportohet se janë lëshuar mbi 30 urdhër arreste. Mësohet se në Elbasan janë mbi 10 persona që janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Mësohet se në këtë operacion janë vënë në shënjestër për t’u arrestuar, personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Artikulli paraprakRaporti i OKB-së: Të paraburgosurit palestinezë janë përballur me torturë dhe keqtrajtim
Artikulli tjetër“Ish numri dy i qeverisë as i (pa) penduar dhe as përballë drejtësisë!”