Ish-Kryeministri Sali Berisha fitoren e Taulant Ballës ia dedikon “ujkut” të kokainës, Mehmet Greca, i cili bleu vota.
Famëkeqi Mehmet Greca, që është dënuar në Angli pasi u kap me 5 milionë paund kokainë ishte së fundmi në epiqendër të vrasjes që tronditi Elbasanin para zgjedhjeve. Që prej asaj dite, ai doli nga hija ku ushtronte veprimtarinë edhe politike në Elbasan, në mbështetje të Taulant Ballës dhe arriti të bëhej i njohur brenda dhe jashtë kufijve me deklaratat që dha në media për aferën e votave që përfundoi me një viktimë.
Për këtë personazh të drejtësisë ndërkombëtare, krah i djathtë i Ballës në këto zgjedhje ka reaguar sërish ish-Kryeministri Berisha.
“Bravo Met!
Mehmet Greca i cili i kap duke blerë vota në Elbasan nuk është vetëm ujku i kokainës, por dhe i votave!! Tejkaloi dy herë vet Ramën! sb”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.