Meksika mposht SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dështuan në shtëpi përballë Meksikës në ndeshjen e parë në grup, për kualifikueset e Rusi 2018. Formacioni i Jurgen Klinsman u mposht 1-2 në “Mapfre Stadium” në Columbus, Ohio, para 24 000 spektatorëve, që prisnin një tjetër rezultat në fund të këtij 90-minutëshi. Meksikanët ishin më të qartë në lojën e tyre, derisa në minutën e 10-të Jesus Mauel Corona goditi shtyllën, ndërsa në të 20-ën, Miguel Layun zhbllokoi sfidën me një goditje të saktë në cepin e djathtë të portës.
Portieri Tim Hauard detyrohet të lërë fushën në fund të pjesës së parë për shkak të një dëmtimi në kavilje në momentin e rinisjes së lojës. Amerikanët arritën ta barazonin në fillim të pjesës së dytë me Bobby Wood, që shpërtheu në qendër i asistuar nga Altidore, duke e dërguar topin pas shpinës së portierit Talavera. Vendasit kërkuan me ngul golin e fitores, por u ndëshkuan në të 89- nga Rafael Marquez, pas një këndoreje. Në minutën e 3-të shtesë Calcedo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, megjithatë Meksika nuk u ndëshkua me një tjetër gol duke marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë një rivali më të fortë në grup.

Exit mobile version