Memushaj: Fokusi jonë është vetëm Lihtenshtejni

Ledian Memushaj beson se testi i vërtetë i Shqipërisë është ndeshja e radhës. Mesfushori vlonjat qëndron në të njëjtin gjatësi vale ashtu si trajneri Gianni de Biasi, sipas të cilit, skuadra duhet të tregohet e kujdesshme ndaj kundërshtarëve që në letër mund të jenë më inferiorë. Sipas kapitenit të Pescaras, Lihtenshtejni do të ndërtojë një digë mbrojtëse dhe kjo mund t’i krijojë vështirësi kuqezinjve.
Në një intervistë, Memushaj thekson se është trajneri ai që vendos për skemën e lojës, por ai nuk e përjashton mundësinë që këtë herë të shikojmë një Shqipëri më sulmuese. Memushaj, ashtu si Manaj është pjesë e Pescaras. Mesfushori shqiptar flet për gjendjen e sulmuesit pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Chievos.
“Ka pësuar një dëmtim në kavilje dhe mund të qëndrojë dy javë jashtë fushave. Më vjen keq për të sepse ai dëshironte të ishte pjesë e kombëtares për këto dy ndeshje”, tha Memushaj.

Exit mobile version