Memushaj, “luftë” për 18 mijë euro

Kolegji i Garancisë së Sportit ka marrë një kërkesë për apel nga klubi i Peskarës kundër Federatës italiane të Futbollit në lidhje me kërkesën e ish-klubit të mesfushorit kuqezi, Kanaleto Sepor. Ky proces ka lidhje me vendimin e apelit të Federatës italiane të Futbollit më datë 11 gusht 2017, në të cilin klubi i Peskarës detyrohej që t’i paguante Kanaleto Seporit shumën e 18 mijë eurove si “çmim për rritjen e karrierës” së Ledian Memushajt.
Peskara kërkon anulimin e pagesës së kësaj shifre. Këtë shifër “delfinët” duhet ta derdhnin në arkat e ish-skuadrës së Memushajt në momentin kur shqiptari debutoi në Serinë A. Peskara mbrohet me argumentin se Memushaj e ka bërë debutimin e tij në nivele të larta me kombëtaren shqiptare.

Artikulli paraprakTë harrojmë Lacion
Artikulli tjetërMbombo: Dua Europën