Mendësia e të parit të partisë dhe të shtetit si interes personal duhet të marrë fund/ Basha: Vetëm një PD që ngrihet mbi interesin e demokratëve, është një forcë që mund të përfaqësojë të gjithë shqiptarët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD-së në Devoll.

Në një video të shpërndarë në rrjetin social facebook, Basha shprehet se mendësia e të parit të partisë dhe të shtetit si interes personal duhet të marrë fund.

Më tej ai thotë se vetëm një PD që ngrihet mbi interesin e demokratëve, është një forcë që mund të përfaqësojë të gjithë shqiptarët.

Më poshtë postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Prej dy vitesh në PD mbizotëroi mendësia se e gjithë partia dhe të gjithë demokratët duhet të vihen në dispozicion vetëm të një njeriu, ashtu sikurse e njëjta mendësi ekziston në raport me mënyrën se si e trajton Edi Rama dhe shpura e tij të gjithë pushtetin.

Është e njëjta filozofi që nuk e lë Shqipërinë të zhvillohet dhe që i mban peng njerëzit vetëm të një grushti të vogël politikanësh.

Por falë qëndresës dhe lidershipit të treguar nga demokratët e Devollit dhe të të gjithë Shqipërisë, ne arritëm ta shpëtojmë Partinë Demokratike të Shqipërisë nga asgjësimi dhe sot ecim të sigurt dhe të vendosur për ta bërë atë një alternativë të besueshme për të gjithë shqiptarët.

Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe për kryetarin…. e dalë nga Kuvendi Zgjedhor i degës së PD-së në Devoll!

Vetëm një PD që sot mbështetet te interesi më i mirë i demokratëve dhe i anëtarëve të saj, është një Parti Demokratike që nesër bëhet shpresë dhe zgjidhje për të gjithë shqiptarët!

Exit mobile version