Ministrja dhe stafi i saj kanë një mënu të çuditshme, ndërsa zhvillojnë tendera për “byreçka të mbushura”. Paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë për menunë e ministres dhe stafit të saj që hanë të paktën 20 lloje ushqimesh.
Autoriteti i Aviacionit Civil nuk është i kënaqur më pagat e larta dhe nepotizmin në organikë të ndërtuar sipas rrethit klanor, por i shtron vetes edhe bankete të shtrenjta, të gjitha këto me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Së fundmi, sipas një dokumenti që siguron Syri.net, Autoritetii Aviacionit Civil ka hapur një tender që mban datën 23 tetor, ku fton të gjithë ofertuesit që të paraqesin ofertën për drekën që do të shtrojnë pas mbledhjes që do të mbajnë më 27 tetor, pra ditën e nesërme, për 7 anëtarët e Këshillit Mbikqyrës.
Edhe pse është ftesë për ofertë, Autoriteti i Aviacionit Civil e ka përpiluar vetë mënynë që dëshiron, ku spikasin ushqimet e zgjedhura.