Merita Bakiu uron gratë dhe nënat shqiptare për 8 Marsin: “Ju jeni forca dhe shtylla e shoqërisë”

Deputetja dhe kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Durrësit, Merita Bakiu, ka ndarë një mesazh të ndjerë me rastin e 8 Marsit, duke vlerësuar rolin e jashtëzakonshëm të grave dhe nënave shqiptare në familje dhe shoqëri.

“Gëzuar festën të gjitha nënave, më të dhembshurat dhe më të mirat. Nënat mund të zëvendësojnë çdokënd, por vendin e tyre nuk mund ta zërë askush.” – shkruan Bakiu në postimin e saj.

Ajo thekson sakrificat dhe forcën e grave për të përballuar sfidat e jetës me guxim, duke i cilësuar si simbol të qëndrueshmërisë dhe përkushtimit.

“Ju i keni çarmatosur problemet me buzëqeshjen tuaj. Ju keni fshehur shqetësimet në zemër, por keni vazhduar të qëndroni të forta.”

Postimi i Bakiut:

GËZUAR 8 MARSIN !
Gēzuar festën tē gjitha nënat , për ato më të dhembshurat më të mirat. Nënat mund të zëvendësojnë çdokënd, po vendin e tyre nuk mund ta zërë askush.
Vështirësitë i keni përballuar me guxim dhe qëndrueshmëri. Ju i keni çarmatosur problemet tuaja përmes buzëqeshjes tuaj. Ju keni fshehur shqetësimet tuaja në zemrën tuaj. Ju jeni një grua e fortë me të vērtetë.

Exit mobile version