“Merita e qëndresës së PD, i takon demokratëve”/ Basha: Një grusht i vogël interesash ekonomiko-politik mbajnë peng Shqipërinë

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD në Roskovec foli për tentativat për shpërbërjen e kësaj partie.

Ai tha se merita e qëndresës së PD i takon demokratëve.

“Ata që duan sot ndryshim, janë maxhoranca e njerëzve në Shqipëri. Shumica e njerëzve në Shqipëri. Por në anën tjetër, realiteti politik është i shtrembëruar. Ata që përfaqësojnë pakicën, duan ta mbajnë këtë gjendje. Në këtë gjendje vegjeton, mbijeton shumica e shqiptarëve, një pjesë as mbijetesën, por në këtë gjendje pasurohet një grusht njerëzish. Emrat dhe fytyrat e tyre i keni parasysh nga mëngjesi deri në darkë. Është e njëjta klikë që nuk e sheh politikën si një mision në shërbim të njerëzve, por e shikon si një biznes për përfitime materiale dhe pushtetare.”

IMG 20240204 WA0005

Exit mobile version