“Meritokracia çelësi për një Shqipëri të zhvilluar”, Basha: Angazhimi i brezit të ri në politikë për të lënë pas kastën e të korruptuarve

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka theksuar rëndësinë e meritokracisë si bazë për një Shqipëri të drejtë dhe të zhvilluar.

Basha u bën thirrje të rinjve të angazhohen në politikë për të lënë pas kastën e korruptuar dhe për të ndërtuar një shoqëri që vlerëson aftësitë dhe përkushtimin dhe jo lidhjet familjare apo mbiemri.

Postimi i plotë i Bashës:

Meritokracia është çelësi për një Shqipëri të drejtë dhe të zhvilluar, ku çdo individ vlerësohet për atë që është, për aftësitë dhe përkushtimin e tij, jo për lidhjet, apo mbiemrin.

Ky është ideali që dua të shoh të mishëruar, veçanërisht te brezi i ri, të cilin e ftoj të jetë pjesë e një angazhim politik konstruktiv, që Shqipëria të ndryshojë. Vetëm duke ndërtuar një shoqëri ku sundon meritokracia, mund të lëmë pas patronazhimin asfiksues së një kaste të mbyllur e të korruptuar, privilegjet e pamerituara dhe largimin e të rinjve nga vendi.

Rinia shqiptare meriton më shumë!

Artikulli paraprakIsh-Presidenti Hashim Thaçi: Nuk jam pjesë e garës elektorale, s’paraqes rrezik për askënd
Artikulli tjetërDemokraci e vdekur