Merkato e nxehtë!

Barcelona do të tentojë me çdo kusht ta transferojë këtë verë një mesfushor klasi. Italiani i Paris Saint Germainit, Marco Verratti, është objektivi kryesor i katalanasve. Nëse dështon Verratti, atëherë Barcelona do të hidhet në sulm për mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjaniç, bën të ditur “Mundo Deportivo”. Verratti është synimi kryesor i Barcelonës, por klubi francez është i vendosur ta mbajë atë në “Parc des Princes”. Por nëse dështon, atëherë do të hidhen në sulm për ish-mesfushorin e Romës, derisa edhe Jean Seri i Nices mbetet një opsion.
Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde ia ka bërë të qartë drejtuesve të skuadrës që e dëshiron në skuadër mbrojtësin Hector Bellerin. Ai beson se Bellerin është ideal për formacionin e tij, ku përveç mbrojtjes skuadrën e ndihmon shumë edhe në fazën e sulmit. Barcelona deri më tani ka bërë disa oferta për lojtarin, por që është refuzuar nga Arsenal. Sipas “Marca”, për të arritur deri te një marrëveshje, përveç parave, Barcelona është gati që si pjesë të ofertës të përfshijë edhe mesfushorin Rafinha. Lojtari dëshiron të largohet nga “Camp Nou”, për të luajtur më shumë në një skuadër tjetër, duke ruajtur kështu gjasat për pjesëmarrje në kupën e botës.
Arsenali dëshiron ta transferojë në “Emirates Stadium” mesfushorin e Barcelonës, Ardan Turan, për të cilin ka bërë gati 30 milionë euro, raportojnë mediat turke dhe spanjolle. 30-vjeçarit i është bërë e ditur se nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Ernesto Valverde dhe se është i lirë të largohet nga “Camp Nou”.
Që kur iu bashkua Barcelonës nga Atletico Madridi, në vitin 2015, Turan nuk ka qenë asnjëherë zgjedhja e parë për ish-trajnerin Luis Enrique, tani shpreson të punojë me Arsene Wengerin. 30-vjeçari e mbylli sezonin 2016/17 me 13 gola në 30 paraqitje në gjitha garat për Barcelonën.
Barcelona ka kërkuar edhe sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe, por ky i fundit ka zgjerdhur Real Madridin. E përditshmja spanjolle, “Marca”, bën të ditur se 18-vjeçari i Monacos, Kylian Mbappe, tashmë ka vendosur për të ardhmen. Sipas “Marcas”, Mbappe u ka thënë shokëve “dua të luaj për Real Madridin ose askënd tjetër”. Sipas “Marca”-s, dyshimi i vetëm mbetet nëse Mbappe do të transferohet në Madrid këtë verë. Ai kërkon që të jetë titullar, por këtë nuk ia garanton Zinedine Zidane.
Dëshirën për t’u transferuar në Madrid, Mbappe e ka bërë të ditur kohë më parë, derisa nuk e ka fshehur asnjëherë se Cristiano Ronaldo është idhulli i tij dhe ëndërron të ndajë zhveshtoren me 32-vjeçarin. Mbappe madje feston edhe golat si katër herë fituesi i “Topit të Artë”. Theo (19), Asensio (21), Isco (25), Mateo Kovacic (23), Gareth Bale (27), Dani Carvajal (25), Marcos Llorente (22), Casemiro (25), Toni Kroos (27), Raphael Varane (24)… dhe tani Kylian Mbappé (18) – Real Madridi me të vërtetë ka një të ardhme të ndritur.

Exit mobile version