Merkel në Kinë, në kohën e shqetësimeve për tregtinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takojë sot në Pekin kryeministrin e Kinës, Li Keqiang, për të theksuar rëndësinë e dialogut midis Kinës dhe Gjermanisë në kohën e shqetësimeve për tregtinë me Shtetet e Bashkuara dhe tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
Merkel ka theksuar edhe rëndësinë për konsultime të rregullta me Kinën mbi çështjet e të drejtave të njeriut, shkencën dhe teknologjinë. Kjo është vizita e parë e Merkelit në Kinë, prejse ajo ka formuar qeverinë e re. Ajo pason udhëtimet e saj në Uashington, ku ka takuar presidentin amerikan, Donald Trump, dhe në Soçi të Rusisë, ku ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin.

Artikulli paraprakMaqedoni, 2 vjet burg për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski
Artikulli tjetër“Shqipëria si gjithë Europa, jo Qeveri e krimit dhe drogës”! Opozita bllokon foltoren, Ruçi ndërpret seancën