Merr flakë kabina elektrike në katin e parë të një pallati në Fier

Kabina elektrike në katin e parë të një pallati në Fier në lagjen 11 janari është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne.

Banorët kanë njoftuar shërbimet zjarrëfikese, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në pallat.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Artikulli paraprakMë shumë se gjysma e bashkive, në hetim nga SPAK (emrat)
Artikulli tjetërTë braktisur nga qeveria/ Fermerët korçarë hedhin qepën: Nuk ka treg për ta shitur!