“Telenovelës” së trajnerit të ri të Kosovës po i vjen fundit. Sipas gazetarit Arlind Sadiku, tashmë gjithçka mund të quhet e kryer dhe Franko Foda do të jetë “timonieri” i ri i “Dardanëve”.
Ai pritet të nisë punën që nga muaji i ardhshëm në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë. Austriaku është i papunë që nga shtatori i vitit 2022, pas një periudhe të shkurtër të kaluar tek Zurihu.
57-vjeçari Foda, i cili drejtoi kombëtaren e Austrisë nga nëntori 2017 deri në mars 2022 duke u bërë trajneri i parë që drejtoi austriakët në një fazë të 16-të të Kampionatit Evropian, tani është gati për një detyrë të re.