Merren me dhunë mësues dhe nxënës për takimin e Tahirit

Përdorimin e administratës dhe nxjerrjen me forcë të arsimtarëve në takimet e Sadri Abazit dhe Sajmir Tahirit në Kamëz e ka denoncuar dje me anë të një statusi dhe ish-Kryeministri Sali Berisha. Në faqen e tij zyrtare në Facebook, ish-kryeministri, poston mesazhin e një arsimtari nga Kamza, i cili flet jo vetëm për shantazhet që u kryhen arsimtarëve atje, por edhe për klientelizmin që drejtoresha Ermioni Cekani, kryen duke shfrytëzuar postin. Më poshtë mesazhi i plotë i ish- Kryeministrit.

Drejtoresha bën sakrifica të mëdha për xhepat e veta dhe burrrit të saj.
Qytetari dixhital denoncon:
– Detyrimin e mësuesve dhe nxënësve të shkollave në Kamëz për të marrë pjesë në takimet elektorale të mafiozit Sadri Abazi dhe trafikantit Saje qorri. Korrupsionin e drejtoreshës së Arsimit, Ermioni Cekani, e cila në kundërshtim flagrant me ligjin, fut me dhunë në shkolla librat e botuara në Shtëpinë Botuese “Dudaj” pronar i të cilës është burri i Ermionit, e babzitur, fut në arsimin parashkollor “Fletore Pune ndihmëse” ku është vet autore”.
“Mirëmbrëma. I nderuar zoti Berisha, jam arsimtar në Kamëz, po ju dërgoj ca foto të shikoni maskaradën e madam vilës dhe rilindasve në Kamëz. Sot janë marrë me dhunë mësues e nxënës për të mbushur ambjentin në një takim me famozin mafioz Sadri Abazi dhe trafikantin Saje Qorri. Përveç nxënësve dhe mësuesve që u moren në takim me këta dy horra, më e keqja është se merr pjesë dhe drejtoresha, zonja Ermioni Cekani që me ligj duhet të jetë e depolitizuar. I nderuar zoti Berisha. Babëzia e drejtoreshës së Zyrës Arsimore në Kamëz nuk ka të sosur. Kjo nën bekimin e ministres L.Nikolla. Kjo zonjë në kundërshtim flagrant me ligjin futi me dhunë librat e Shtëpisë Botuese “Dudaj” prone e burrit të saj në 70% të shkollave ku ajo drejton vitin e kaluar. Këtë tenton ta bëjë prap këtë vit. Në arsimin parashkollor është futur me urdhër të saj Fletore Pune ndihmëse ku drejtoresha është vetë autore. Kjo zonjë është e plotfuqishme, ka mbështetjen e ministres dhe deputetit Sadri Abazi.

Exit mobile version