Një grua 70 vjeçe në Pukë është lidhur dhe rrahur nga dy persona për ta grabitur. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e saj.
Sipas burimeve, gruaja quhet Mrik Ndoja nga fshati Kishagji.
Grabitësit ia kanë marrë paratë të moshuarës. Identiteti i tyre ende nuk është zbuluar. Policia tha se ka nisur hetimet.