Mërtiri: Drejtësia ruan shoqërinë nga keqbërja, do shërbejë për të hapur garën për zhvillim

Ergys Mërtiri i ftuar në Bilardo në MCN ka komentuar për drejtësinë në vendin tonë, për të cilin u shpreh se ajo nuk mund të rregullojë dot një shoqëri, por do ndikojë për ta mbrojtur atë nga keqbërja.

Ai tha se këtu ne nuk kemi zhvillim sepse padrejtësia është rritur ka monopolizuar gjithçka dhe si lë vend asnjëlloj zhvillimi, dhe në këtë drejtim sipas tij dreqësia ka një rol të rëndësishëm për të penguar të keqen që të ketë monopolin, pushtetin.

“Nuk mendoj se një shoqëri rregullohet vetëm me drejtësi, roli i saj është të shohë dhe të gjykojë, por nuk është iniciatore për zhvillim, ajo ruan shoqërinë nga keqbërja, por ne jemi një shoqëri që mungesa e drejtësisë na ka çuar në këtë drejtim. Këtu ne nuk kemi zhvillim sepse padrejtësia është rritur ka monopolizuar gjithçka dhe si lë vend asnjëlloj zhvillimi, dhe në këtë drejtim dreqësia ka një rol të rëndësishëm për të penguar të keqen që të ketë monopolin, pushtetin.

Drejtësia do na shërbejë për të hapur garën që të çlirohet skena dhe të vijë ai që mund ta bëjë këtë punë sepse këta që janë këtu prej 33 vitesh e kanë zaptuar këtë vend dhe nuk lejojnë njeri tjetër të hyjë vetëm konvertojnë njeri-tjetrin dhe ajo çfarë mendoj unë që kemi arritur në këtë vend në 33 vite është pakënaqësia që po largon njerëzit.

Ky vend është i pajtueshëm. Kjo mund të jetë një shpjegim se fqinji është gjithmonë më mirë se ne, por ka dhe diçka tjetër shqiptarët nuk është se ikin, por di raste se ka shqiptarë që çojnë fëmijët në Francë i tregojnë derën e shtëpisë dhe i thonë thuaj që jam fëmijë i braktisur dhe këtë e bëjnë se duke i lënë atje mendojnë se do bëhet një qytetar francez dhe kjo bëhet nga halli.

Perceptimi që ky vend është i mbrapshtë ekziston, qoftë dhe i gabuar. Unë nuk e shijoj zi ster, unë jam kthyer nga jashtë sepse kam qenë në Norvegji dhe jam kthyer sepse unë jam shqiptar i pandreqshëm, por gjithsesi mendoj se në këtë vend jetohet, ka njerëz që s’jetojnë dot, por mund të jetohet.”

I pyetur pse ikin shumica e shqiptarëve, janë më efektiv jashtë apo shtyhen nga politika, Mërtiri tha se ne qahemi shumë, jemi të pakënaqur, ky vend prodhon energji negative.

“Ne s’durojmë njeri-tjetrin, e shkelim njeri tjetrit, një nga arsyet pse njerëzit duan komunizmin është se kanë inat pse tjetri ka makinë më të mirë se ty. Ka shumë elementë të tillë, por s’mund të shmanget dhe mungesa e shtetit dhe ky vend të përzë vetvetiu prandaj besoj se ka pakënaqësi e cila është shkaktuar në masë të madhe nga këta.

Në këtë mes drejtësia është e rëndësishme sepse çliron skenën nga e liga që sot nuk na lë të marrim frymë. Kjo nuk shihet vetëm tek politika, por dhe në sport, te shkrimtarët, në kulturë, media kudo ka njerëz që zihen e grihen, ka njerëz që e kapin vendin dhe se lëshojnë përjetë të jetëve sepse në këtë vend kudo e keqja është dominuese, prandaj dhe shkojnë në Gjermani pranojnë të punojnë një punë vetëm që të mos kenë dikë mbi krye. Dashuria dhe urrejtja janë aty- aty dhe është e frikshme dhe ky është ngërçi ku jemi kapur ne, që për shkak të urrejtjes së tjetrit dashurojmë atë të urryerin.”

Artikulli paraprakKalemaj: PS s’ka vullnet politik për votën e emigrantëve. Veliaj bashkëpunëtori i ngushtë politik i Ramës
Artikulli tjetërMërtiri: Veliaj i trembur nga hetimi i SPAK, kërkon të maskojë frikën duke thënë se po shkon me dëshirë