Mërtiri: Situata politike në gjendje të keqe, opozita në vend që të luftojë me Ramën, po e ndihmon të qëndrojë në pushtet

Për analistin Ergys Mërtiri situata politike në Shqipëri është në gjendje shumë të keqe, ndërsa prej dy vitesh tashmë kemi një opozitë që është më e keqja dhe më e dobëta në 33 vite pluralizëm.

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Mërtiri u shpreh se kemi të bëjmë me një opozitë të falimentuar sa i përket imazhit të besueshmërisë publike.

Prej dy vitesh tashmë opozita është në një situatë të paprecedentë dhe të paparë askund në këtë lloj niveli me vetveten dhe që do të thotë se prej dy vitesh nuk merret fare me qeverinë.

Pra këtë qeveri kaq të keqe në pushtet e ka lënë të pacenuar dhe nuk ka asnjë lloj aksioni politik që ka për qëllim që ta rrëzojë këtë qeveri.

Gjithçka që po bën opozita është lufta për mbijetesë e Sali Berishës. Ky i fundit bën sikur po lufton egërsisht me Edi Ramën, bën sikur po prodhon një aksion politik radikal, ku në fakt ky aksion politik nuk ka fare për qëllim të rrëzojë Edi Ramën, por përkudrazi e ndihmon atë të qëndrojë në pushtet, duke prodhuar një imazh të keq për vetë opozitën.

Ky aksion vetëm prodhon një mburojë rreth vetes që ta mbrojë atë nga SPAK, a thua se SPAK-u po e dënon politikisht Sali Berishën”, u shpreh ndër të tjera, analisti Ergys Mërtiri.

 

Exit mobile version