Mesazh ndaj Ramës dhe Berishës, ambasadori gjerman i shkon në zyrë Altin Dumanit: Mbështetje SPAK, sulmet të papranueshme!

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner zhvilloi sot një vizitë në Strukturën e Posaçme për Luftën kundër Korrupsionit (SPAK), ku pati një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Bergner u shpreh se, mbështet punën e SPAK dhe shprehu vlerësimin e tij për punën e vendosur dhe të suksesshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ai theksoi se, “nga kjo punë nuk përfitojnë vetëm qytetarët e Shqipërisë: Forcimi i shtetit ligjor si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë gjithashtu kritere vendimtare për pranimin e Shqipërisë në BE”.

Për detyrën e tyre të vështirë SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë kanë mbështetjen tonë të plotë. Sulmet ndaj pavarësisë së gjyqësorit janë të papranueshme, pavarësisht se nga cila anë vijnë”, nënvizoi ai.

 

Postimi i plotë i Ambasadës Gjermane në Tiranë:

“Në kuadër të vizitës së tij sot në Strukturën e Posaçme për Luftën kundër Korrupsionit (SPAK), ambasadori Karl Bergner u shpreh: “Me vizitën time dëshiroj të mbështes punën e SPAK-ut dhe të shpreh vlerësimin tim për punën e vendosur dhe të suksesshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga kjo punë nuk përfitojnë vetëm qytetarët e Shqipërisë: Forcimi i shtetit ligjor si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë gjithashtu kritere vendimtare për pranimin e Shqipërisë në BE. Për detyrën e tyre të vështirë SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë kanë mbështetjen tonë të plotë. Sulmet ndaj pavarësisë së gjyqësorit janë të papranueshme, pavarësisht se nga cila anë vijnë”.

Exit mobile version