Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka dërguar dje një mesazh ngushëllimi homologut izraelit, për ndarjen nga jeta të Presidentit të 9-të të Izraelit, për periudhën 2007-2014, Shimon Peres. Në telegramin e ngushëllimit Presidenti Nishani shprehet: “I nderuar zoti President, ndarja nga jeta e Presidentit të 9-të të Izraelit, Shimon Peres, më trishtoi shumë dhe përmes Jush dëshiroj që t’i përcjell familjarëve e të dashurve të të ndjerit, si dhe popullit dhe qeverisë izraelite, ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta. Presidenti Peres ia dedikoi politikës pjesën më të madhe të jetës së tij të gjatë dhe ndarja nga jeta është një humbje jo vetëm për familjen e tij dhe popullin izraelit, por edhe për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, të cilin e pasuroi me ide e zgjidhje racionale e konkrete. Bota humbi një lider vizionar. Ju siguroj se në këtë ditë trishtimi për familjen e të ndjerit dhe popullin izraelit, jam pranë tyre dhe lutem së bashku me ta që Presidenti Peres të prehet në paqe”, mbyllet mesazhi i ngushëllimit i kreut të shtetit. Edhe ish kryeministri Berisha, përmes një mesazhi ngushëllimi u shpreh dje: “Izraeli dhe kombi hebre janë në zi sepse kanë humbur njërin prej personaliteteve të tyre më të shquar, më të respektuara në Izrael dhe në botë, burrin vizionar të shtetit, nobelistin Shimon Peres. Shimon, në dekada shërbimi ndaj vendit dhe kombit të tij si ish-kryediplomat, ish-Kryeministër, ish-President dha një kontribut historik në zhvillimin e gjithanshëm të vendit dhe kombit të tij! Me vdekjen e tij shqiptarët kanë humbur një mik të madh e të shquar, arkitektin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve dhe kombeve tona. Pas hapjes së Shqipërisë, Shimon Peres, si kryediplomat i Izraelit do të vinte në Tiranë Ditën e Pavarësisë për të shprehur mirënjohjen e thellë të tij, si dhe kombit dhe vendit të tij ndaj kombit shqiptar për mbështetjen e dhënë gjatë Luftës së Dytë Botërore për hebrenjtë, si dhe për të nxitur dhe inkurajuar miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve dhe dy kombeve tona! Me këtë rast shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe autoriteteve të Izraelit për këtë humbje të madhe dhe lutem që shpirti i ish-Presidentit Peres të prehet në paqe”.
Kryesore
Continue to the category‘Gjatë qeverisjes së tij janë larguar 600 mijë qytetarë’/ Lapardhaja: Edi...
I ftuar në Report Tv, analisti Namir Lapardhaja u shpreh se Edi Rama është eksportuesi më i madh i shqiptarëve nëpër botë.
Deklaratën Lapardhaja e...