Mesazhi fortë i SHBA dhe Britanisë ndaj mazhorancës Rama: Jepni llogari, mos pengoni fuqizimin e institucioneve të Drejtësisë!

Llogaridhënia dhe transparenca e strukturave qeveritare dhe fuqizimi i institucioneve të pavarura, ishin mesazhi i fortë që përfaqësuesit e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar dhanë qeverisë Rama dhe mazhorancës në takimin e kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, me drejtuesit e institucioneve të pavarura.

Në fjalën e tij ambasadori britanik në Tiranë, Nick Abbott, theksoi nevojën e llogaridhënies dhe transparencës në mënyrë që institucionet e pavarura të ushtrojnë aktivitetin e tyre. A2 shkruan se ai inkurajoi këto institucione për bashkëpunim më parlamentin për balancë në qeverisje dhe u bëri thirrje që të zbatojnë rekomandimet.

Besojmë shumë në rolin e parlamentit që të drejtojë mekanizmat që këto mekanizma të mos bëjnë konfuz gjithë procesin, por të garantojnë që përfaqësimi e përfshirja e institucioneve të pavarura. Ka nevojë për llogaridhënie e transparencë. Ka rëndësi për institucionet e pavarura. Ju inkurajojmë ju, institucionet e pavarura si një mundësi që të ushtroni aktivitetin tuaj. Ka nevojë për bashkëpunim të fuqishëm mes institucioneve të pavarura me parlamentin që të krijohet balanca në qeverisje. Theksojmë nevojën që të ndiqni rekomandimet e brendshme për të përmirësuar qeverisjen, fuqizimin e institucioneve të pavarura. Është aspekt kyç i Shqipëri në harmoni me kërkesat e BE,  që do t’ju çojnë ju drejt integrimit. Llogaridhënia e strukturave qeveritare është shumë e rëndësishme për progresin e Shqipërisë”, ka thënë ambasadori britanik.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe zëvendës drejtuesja e komanduar e Misionit të SHBA, Kathryn Hammond, e cila theksoi mbështetjen e SHBA për pavarësinë e institucioneve, duke forcuar llogaridhënien.

“Ambasada e SHBA është e angazhuar që të mbështesë shoqërinë civile, partitë e komunitetet e biznesit. Inkurojojmë përpjekjet e këtyre grupe që të jenë transparente e gjithëpërfshirëse në përputhje me Kushtetutën. Mbështesim përpjekjet për rritjen e bashkëpunimit e pavarësisë së këtyre institucioneve. Duhet të forcojnë mbikëqyrjen dhe llogaridhënien dhe të veprojnë me integritet. Blinken e Rama diskutuan në shkurt sesi të garantojnë institucionet që të bëhen më llogaridhënëse. Mbështesim edhe përpjekjet e shoqërisë civile për demokraci më pjesëmarrëse”.

Ajo inkurajoi shoqërinë civile të angzhohet në çështje të ndryshme në interest të qytetarëve shqiptarë duke nxitur llogaridhënien.

Organizatat e shoqërisë civile, grupet e viktimave  e dëshmitarëve të tjerë duhet të japin mendim e ekspertizë të vlefshme për çështje të ndryshme. Angazhimi i tyre garanton që interesi i shoqërisë të përfaqësohen. Duke angazhuar shoqërinë civile, nxisim edukimin qytetar dhe fuqizimin e qytetarëve që të ndërmarrin rolin e tyre. Me këto përpjekje do të vijmë në një sistem më demokratik në Shqipëri. Duke rritur angazhimin dhe pjesëmarrjen e shoqërisë civile do të ndihmojë për të caktuar kushtet që qeverisja të jetë më transparente e llogaridhënëse. Kjo qasje do të forcojë demokracinë dhe do të ndihmojë në stabilitetin e prosperitetin afatgjatë Mirëpresim iniciativat për fuqizimin e shtetin e së drejtës e luftës kundër korrupsionit dhe mbështesim përpjekjet e nevojshme për anëtarësim në BE”.

Exit mobile version