Mesazhi i ambasadorit të BE në Prishtinë: Qytetarët e Kosovës duhet të votojnë dhe të shprehin lirshëm zgjedhjen e tyre

Ambasadori i Bashkimit Europian në Prishtinë, Aivo Orav, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë dhe të shprehin lirshëm për zgjedhjet e tyre.

 

Këtë mesazh, Orav e ka dhënë pasi ka vizituar një qendër votimi në Vushtrri.

“BE-ja ka vendosur Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë, për të vëzhguar të gjitha aspektet e këtij procesi. Populli i Kosovës duhet ta ushtrojë të drejtën e votës dhe të shprehë lirshëm zgjedhjen e tij”, ka shkruar Orav në platformën X.

 

Artikulli paraprakPërfshirja e rrezikshme e partive tona në debatin e brendshëm në SHBA
Artikulli tjetërFOTOLAJM/ Thasë me flete votimi që vijnë nga diaspora e Kosovës, nis procesi i verifikimit