Mesazhi i fortë për ‘liderin’: “Udhëheqësit i kruhet shumë…”

Ylli Dylgjeri, që nga pushimi nga puna pikërisht për këtë arsye, ka gjetur një zhanër të ri për të vazhduar kritikat e tij; bejten.
Ditën e sotme ai ka krijuar dhe shpërndarë një të tillë, duke ja kushtuar luftës që kryeministri Edi Rama u ka shpallur portaleve, që nuk i kontrollon dhe ble dot.
“Udhëheqësit i kruhet shumë, portalet po e lënë pa gjumë…”, e nis këtë bejte Dylgjeri.
Statusi i Dylgjerit
Portali dhe Chaneel–i
Udhëheqësit i kruhet shumë
Portalet po e lënë pa gjumë
Portalet po bëjnë politikë
Portalet po na fusin thikë!
Portali e vrau Chaneel- in
Portali e zbardhi skandalin
Portali po fton Opozitën
Portali po zbardh intrigën
Portali po e ngre tensionin
Portali po pronoton avionin
Portali po na dredh buzën
Portali na prishi këpurdhën
Portalet duhen goditur!
Paditë të ngrihen pa pritur
Autorët duhen gjobitur!
Sondazhet sot janë tronditur.

Artikulli paraprakIsh-deputeti i Shkodrës thirrje ministrit: Ku je fshehur Sandër Lleshaj?!
Artikulli tjetërNëndrejtori i shkollës, mik i Taulant Ballës grushton dhe tërheq zvarrë nxënësin në orën e mësimit