Mesazhi i gazetarit: Falë “RD”, Bashës dhe Berishës sot unë jam gjallë

Në një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale, gazetari Telnis Skuqi rrëfen një nga momentet më të vështira të jetes së tij, kur ai u kërcënua me jetë nga bandat e trafikut të drogës dhe mundi të shpëtojë vetëm pas ndërhyrjes së gazetës RD, Kryetarit të PD, Basha dhe ish-Kryeministrit Berisha. Ndonëse Skuqi nuk jep shumë detaje se si mundi të shpëtojë, ngjarja ka të bëjë me ndjekjen që ju bë atij nga trafikantët e drogës pasi denoncoi trafikun e drogës nga baza ushtarake e Kardhiqit në Gjirokastër. Gazetari Skuqi është larguar nga Shqipëria pas presioneve dhe kërcënimeve të trafikantëve të lidhur me pushtetin dhe ka përfituar azilin politik në Norvegji.
Postimi i plotë i Skuqit
Në Gjirokastër të ishe korrespodentë i gazetës “RD” (Rilindja Demokratike), ishte i persekutuar, por sinqerisht unë jam krenar që fal kësaj gazete u shkruajtën dhe u dokumentuar disa nga skandalet më tragjike të rilindjes në jug të Shqipërisë.
Nuk është e lehtë të thuash disa të vërteta përpara se të ndodhin, siç ishte rasti i avionëve të drogës, apo parandalimi i një skandali seksual të një 62 vjeçari nga Saranda, që ishte i “uritur” të bënte seks me një 14 vjeçare për të siguruar një vend pune nënës së saj, pasi këtë të drejtë ia jepte rilindja e Edi Ramës.
Fal stafit të gazetës, por veçanërisht kryeredaktorit Bledi Kasmi, kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, si dhe liderit të demokracisë, Sali Berisha, sot unë dhe familja ime jemi gjallë.
Gëzuar ditëlindjen “RD”!

telnis

Artikulli paraprakPresidenti uron 5 Janarin e të parës gazetë opozitare: Gëzuar dhe jetë të gjatë RD!
Artikulli tjetërKush është ministrja e re që u la borxh farmacistëve miliona lekë, denoncimi te Berisha