Johannes Hahn, komisioneri i BE për zgjerimin, më së fundmi pasi është njohur me vlerësimet dhe qëndrimet e vëndeve kryesorë të BE, Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës… lidhur me realitetin shqiptar ka mbajtur një qëndrim realist për hapjen e negociatave dhe për Edi Ramën:
Deliret dhe Kërcënimet e disave (kupto të Edi Ramës) për alternativa të tjera ndryshe nga BE nuk janë rruga e duhur për t’u bërë pjesë e unionit.
Pra ndryshe nga cfarë shkruhej në raportin e Mogherinit të cilin Rama e paraqiste si miratim të sukseseve të tij imagjinare, numri dy i grupit parlamentar të kancelares gjermane Merkel do të deklaronte se:
Shqipëria s’ka plotësuar asnjë kriter për hapjen e negociatave.
Ne dëshërojmë që Shqipëria të fillojë negociatat por nga ana tjetër Problemet s’mund injorohen…
Shqipëria ka disa pengesa jo të mëdha por që mund të kapërcehen nëse qeveria ka vullnet politik, të cilës i mungon, për të luftuar korrupsionin e krimin e organizuar dhe për të respektuar e zbatuar ligjin e rendin…
Por komisioneri Hahn që është një dashamirës i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe ka luftuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë e shqiptarët, tani është realit, pasi është njohur me qëndrimin e vëndeve kryesore të BE që nuk mund të “injorojnë problemet” që ka Shqipëria e qeverisur nga Rama dhe faktin që Rama nuk ka plotësuar asnjë kriter lidhur me luftën kundër korrupsionit e krimit dhe respektimin e shtetit ligjor e sundimin e ligjit.
Madje komisioneri Hahn i kujton Ramës deklaratat e marrëzisë, nacionaliste, delirante e arrogante:
Nëse Shqipëria s’pranohet në BE do të bashkohet me Kosovën…
Nëse Shqipëria s’pranohet në BE do të gjejë vënde të tjera për tu bashkuar (duke nënkuptuar Rusinë, Turqinë…).
Komisioneri Hahn duke pasqyruar neverinë që kanë Merkel e liderë te tjerë europianë për këtë drejtues narcist që ka si model Erdoganin dhe njëkohësisht kërkon takime me Merkel e Makron për të shtërnguar duart e bërë foto për të gënjyer shqiptarët, i ka bërë të qartë Ramës se:
Me këto qëndrime delirante dhe kërcënime prej arroganti Shqipëria nuk është në rrugën e duhur… se negociatat nuk mund të hapen pavarësisht se dëshira e të gjithëve është që Shqipëria dhe shqiptarët të jenë sa më shpejt në Europë…