Mesazhi i Kullurit për Sali Berishën: I ka hapur luftë gjithë botës si Hitleri

Sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD, Edvin Kulluri shprehet se Berisha nuk do mund të realizojë qëllimin për marrjen e drejtimit të Partisë Demokratike pasi Kuvendi i 11 dhjetorit ka defekte të rënda procedurale.

Mosdorëzimi i firmave në Kryesi dhe mospublikimi i firmave kanë qenë dy gabime të rënda. Gjykata gjykon procedurën”, shprehet ai.

Sipas Kullurit, Berisha me sjelljen e tij që prej marrjes në hetim nga SPAK po tregon se është mbi ligjin, mbi gjykatat, mbi kushtetutën dhe mbi SHBA.

I duhet uruar suksese në luftën që po bën me gjithë botën, me Sekretarin e Shtetit dhe DASH, me Edi Ramën, me Lulzim Bashën, me SPAK”, tha Kulluri.

Ai shtoi se situata në PD është sureale dhe nuk ka lidhje me realitetin duke e krahasur dhe me sjelljen e Hitlerit në fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Exit mobile version