apa Françesku, duke folur të dielën në mëngjes para besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, iu referua situatës në Lindjen e Mesme dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
“Faleminderit të gjithëve që morën pjesë në ditën e faljes dhe agjërimit për paqe të premten e kaluar. Le të lutemi për Ukrainën, për situatën e rëndë në Palestinë , në Izrael dhe në rajone të tjera të botës”, nënvizoi ai.
“Në Gaza, në veçanti, le të lihet vend për ofrimin e ndihmës humanitare dhe për lirimin e menjëhershëm të pengjeve. Le të mos heqim dorë nga përpjekjet për të heshtur armët. Ne të gjithë themi: “Vëllezër dhe motra, ndaloni, pushoni zjarrin. Lufta është gjithmonë, gjithmonë një disfatë“, shtoi Papa.