Mesazhi ndryshe i Brukselit për Ramën

BE duket se ka marrë një kahje tjetër nga ajo e pak muajve më parë në zhvillimet politike në Shqipëri. Ndryshe nga mesazhet e deri një viti më parë të Brukselit ku theksohej si prioritet kyç, reforma në drejtësi dhe vettingu, tani duket se mesazhet politike kanë ndryshuar.
Ambasadori i ri i BE në Tiranë, në një reagim të shkurtër pas betimit në Presidencë të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm është shprehur se tani prioritet kyç për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është lufta ndaj krimit të organizuar, të cilin ai e konsideron si “prioritet kyç”.
Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka reaguar pas betimit të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pasditen e sotme në Presidencë. Soreca thotë se BE nga ministri i Brendshëm pret luftë të bashkëpunojë në luftën kundër krimit të organizuar që është një prioritet kyç.
“Sot Sandër Lleshi SanderLleshi u betua si ministër i ri i Brendshëm para Presidentit Ilir Meta. Ne presim të punojmë me të në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar, një prioritet kyç për vendin në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE”, ka shkruan në Tëitter Soreca.
Vendosja e luftës ndaj krimit të organizuar si një “prioritet kyç i BE për rrugën e anëtarësimit të vendit në BE është një mesazh i qartë dhe i fortë politik i Brukselit për Ramën. Mesazhi lë të kuptohet se këputja e lidhjeve të krimit të organizuar me politikën janë tashmë në axhendën e Bashkimit Europian.
Mesazhet e Brukselit ndonëse me tone të qarta politike po kalojnë pa vëmendjen e duhur. Veçse ku ndryshim i kursit politik të Brukselit është paralajmërim për zhvillime të forta në goditjen e jo vetëm të krerëve të krimit të organizuar, por edhe të lidhjeve të tyre me politiken.

Artikulli paraprakZheji i kujton Ramës si e shpëtuan nga “hoteli 313” dhe një histori me prokurorin-deputet
Artikulli tjetërShehaj: Tërhiqet kompania e koncesionit të aeroportit të Vlorës, bie edhe “Air Albania”