Partizani e ka nisur merkaton, Sherif Kallaku do të jetë pjesë e të kuqve deri në fund të këtij sezoni. Dinamo dhe Partizani ishin klubet më të interesuara, por ofertat e tyre i bënë edhe Laçi e Kukësi. Në fund lojtari dhe klubi kroat kanë arsyetuar se Partizani është mundësia më e mirë.
Mesfushori para disa ditësh u nda me Teutën, ku qe i huazuar për gjashtë muaj nga Lokomotiva e Zagrebit.
Kallaku luajti 18 ndeshje me Teutën në këtë sezon, kur shënoi 2 gola dhe dhuroi 5 asiste në Kupë dhe Kategorinë Superiore.
24-vjeçari nga Fushë-Kruja do të jetë pa dyshim një përforcim i madh për Partizanin.