Mësimi i Bretton Woods

Marrëveshja historike ekonomike dhe monetare e 1944 do të kishte mundur t’u mësonte shumë themeluesve të euros 50 vite më pas. Ja pse injorimi i saj ka qenë një gabim trashanik.

Shumë shpesh, kur flitet për problemet e euros, harrohet se të krijosh një monedhë të përbashkët për shtete midis të ndryshëm është ekuivalente me fiksimin dhe bërjen jot ë modifikueshëm të raporteve të shkëmbimit midis monedhave të mëparshme. Në këtë kuptim, krijimi i euros është parasëgjithash një marrëveshje për një regjim fiks shkëmbimesh midis vendeve që kanë aderuar në bashkimin monetar, me të gjitha pasojat ekonomike dhe implikacionet politike njëlloj të rëndësishme që burojnë. Për ata që mendonin në vitet ‘80 e ‘90 për një monedhe të përbashkët për Europën, do të kishte qenë shumë e dobishme të refkeltonin lidhur me përvojën e marrëveshjes së Bretton Woods të vitit 1944 nga të cilat kishte lindur sistemi botëror i shkëmbimeve fikse që kish shoqëruar zhvillimin ekonomik botëror të pasluftës deri në fillimin e viteve ‘70.

Në vetvete, marrëveshja e Bretton Woods do të dukej sikur nuk kishte shumë të bënte me bashkimin politik, federalizmin dhe të ardhmen e Europës, që qenë idetë që gjendeshin në mendjen e Jacques Delors dhe të atyre që kishin përkëdhelur projektin e monedhës unike. Ose, më mirë, nuk do të kishte nëse vendet europiane do të kishin pasur një vullnet të vërtetë për të shkuar drejt një bashkimi politik të Europës. Ama ky vullnet është pikërisht ai që ka munguar deri më tani dhe ka mundësi që do të vazhdojë të mungojë. Në këto kushte, monedha unike është thelbësisht një marrëveshje jashtëzakonisht e ngurtë për shkëmbimet fikse. Genusi është ai i marrëveshjes së Bretton Woods të vitit 1944. Ndoshta do të kishte qenë oprtune të ndalej dhe të reflektohej mbi këtë histori, që gjithsesi ka shumë për të thënë sot lidhur me të ardhmen e euros.

Pak dinë se çfarë është marrëveshja e Bretton Woods, nga cilat diskutime dhe nga çfarë raportesh force lindi ajo dhe pse pasi ka siguruar një klimë ekonomike jashtëzakonisht të favorshme për pothuajse 30 vite pas nënshkrimit të saj, në një moment të caktuar u prish dhe prodhoi kalimin nga një system shkëmbimesh fikse në një sistem shkëmbimesh fluktuant. Është një histori e vjetër që ia vlen barra qiranë ta tregosh. Duke pasur si objektiv lëmshin në të cilin, me euron, ka hyrë Europa…

Morgenthau mbledh aleatët

Me 1 korrik të 1944, ndërkohë që në të gjitha frontet vazhdonte më e egër se kurrë lufta, drejt Bretton Woods, një lokalitet malor në Neë Hampshire, në verilindje të Shteteve të Bashkuara, u derdhën disa qindra diplomat, ministra, bankierë qendrorë dhe funksionarë publikë të 44 vendeve aleate. Qenë ftuar në një konferencë mbi asetin ekonomik të pasluftës të mbledhur dhe të organizuar nga Hans Morgenthau, Sekretari amerikan i Thesarit.

Për 20 ditë delegatët u mblodhën në sallat e mëdha të Hotel Mount Washington, një hotel luksoz i pambarimtë i ndërtuar në 1902 që kishte qenë vendi i parapëlqyer i pushimeve të financierëve dhe industrialistëve deri kur, pas Depresionit të Madh të 1929, kishte dalë jashtë përdorimit. Vendi ishte zgjedhur nga Morgenthau për t’i shpëtuar të nxehtit dhe konfuzionit të Washington, por edhe për të përshëndetur senatorin republikan të shtetit, një prej kritikëve më të ashpër të Roosevelt. Gjatë disa muajve punë, skuadra punëtorësh i kishin rikthyer shkëlqimin hotelit, por që, sipas Lydia Lopokova, balerinës klasike ruse, gruas së John Maynard Keynes, mbetej sërish një “çmendinë”, me rubinetat që rridhnin, tubat e çarë dhe dritaret që nuk mbylleshin.

Natyrisht që problemet logjistike nuk e ndalën konferencën, ashtu siç nuk e ndalën kontrastet midis protagonistëve kryesorë, amerikanëve dhe anglezëve. Pas pak javësh punë u nënshkrua një document nga i cili lindën Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Kështu Bretton Woods hyri dhe u bë pjesë e historisë.

Pararendësja. Konferenca e Parisit

Çfarë diference me Luftën e Parë Botërorë! Askush, përpara se ajo të përfundonte, nuk kish përgatitur terrenin për pasluftën. Në tavolinën e Pallatit Trianon të Parisit, ku në 1919 u mbajt Konferenca e Paqes, ishte vetëm iluzioni abstrakt i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Woodrow Wilson, që imagjinonte një Lidhje Kombesh të aftë që të parandalonte luftërat. Shumë pak për të frenuar shpërthimin e rivendikimeve kombëtare dhe sidomos dëshirën e Francës së Clemenceau dhe të Anglisë së Lloyd George për ta shtypur Gjermaninë nën peshën e reparacioneve në mënyrë që t’i pengonin rikthimin në kërcënuese të ekuilibrit europian.

Midis të paktëve që e kishin kuptuar verbërinë e kësaj qasjeje kishte qenë atëhere një economist i ri anglez, që kishte ndjekur pjesën financiare të negociatës për llogari të Thesarit. Në qershor yë 1919, Keynes ishte dorëhequr nga delegacioni anlez, i lodhur – do t’i shkruante së ëmës – që asistonte në atë “çmenduri”. Me t’u kthyer në Angli, 6 muaj më pas, kishte botuar një libër në të cilin analizohej përmbajtja e traktatit dhe parashikonte se paqja “kartagjenase” e imponuar Gjermanisë do të krijonte kushte për një luftë të rë “tmerret e së cilës, kishte shkruar, do t’i tejkalonin shumë ato të luftës të sapombaruar”.

Keynes kishte pasur të drejtë. Përveç peshës së padurueshme të reparacioneve, kishte qenë paaftësia për të rindërtuar një sistem monetar ndërkombëtar funksionues, si ai që ishte në fuqi në gjysmën e dytë të ‘800 dhe në fillimet e ‘900. Nuk kishte qenë e mundur të rivendosej standardi i arit për dobësimin e stërlinës që i kishte qenë shtylla qendrore dhe tentativat për të risjellë barazitë në nivelin e kohës që i kish paraprirë Luftës së Parë Botërore kishin qenë të dështuara. Në ato vite, ngjashëm me ato të kaluara nga Europa qysh prej 2008, vullneti për t’i mbajtur përqindjet e shkëmbimit në nivele jorealiste prodhoi depresion, reduktime të detyruara të rrogave që rënduan krizën dhe një fazë të gjatë depresioni pasuar nga kriza amerikane e 1929. Në 1926 Mussolini kishte shpallur në diskutimin e mbajtur në Pesaro se Italia do ta rivendoste stabilitetin e paraluftës me stërlinën dhe se do ta kishte mbrojtur “me gjak” kuotën 90. Pas disa vitesh kjo kurë ortodokse çoi në dështim pjesën më të madhe të industrisë e të sistemit bankar italian dhe i dorëzoi në duart e shtetit.

Në vitet midis dy luftërave, Keynes kishte filluar të reflektonte mbi problemet e asetit që duhej t’i jepej sistemit monetary ndërkombëtar dhe në fund të 1941 ia kishte paraqitur qeverisë angleze, me të cilën ishte kthyer të bashkëpunonte, idetë e tij lidhur me atë që duhej të ishte aseti i pasluftës. Njëkohësisht, në Shtetet e Bashkuara, gjithmonë në 1941, Henry Dexter White, një ekonomist i ri dhe i panjohur, bashkëpunëtor i Morgenthau, kishte bërë të njëjtën gjë. Sikur të mos kishte qenë për projektin e tij, në Bretton Woods idetë e Keynes, fama e të cilit pas botimit të “Teorisë së Përgjithshme të Punësimit, të Interesit dhe të Monedhës” në 1936 ishte planetare, do të dominonin konferencën.

Por sikur të mos kishte pasur një projekt amerikan, ndoshta Morgenthau nuk do ta kishte thirrur konferencën. Nuk mund të dihet. E sigurtë është se White, i panjohur për shumë njerëz dhe shumë më pak tërheqës sesa Keynes në argumentim, përfaqësonte vendin që duke hyrë në luftë kishte shpëtuar Anglinë dhe aleatët nga një humbje që dukej e sigurtë dhe e fillonte ta përfundonte luftën me një disponueshmëri massive të rezervave të arit.

Debati në Bretton Woods

Historia e përplasjes midis Keynes dhe White është treguar shumë herë, por asnjëherë mirë si në një libër të fundit të Benn Steil, i titulluar “Beteja e Bretton Woods”. Planet e Keynes dhe të White kishin disa pika të përbashkëta, por edhe diferenca të forta. Të dy binin dakord mbi avantazhet e lirisë së shkëmbimeve dhe mbi dëmet ekonomike dhe politike të proteksionizmit; të dy qenë të bindur se duheshin krijuar kushtet që në periudhën e pasluftës të rivendosej liria maksimale në tregtinë ndërkombëtare. Veç kësaj mendonin se për këtë qëllim ishte i nevojshëm një sistem fiks shkëmbimesh midis monedhave, edhe pse mendonin se duhej parashikuar mundësia për të modifikuar, aty ku ishte e nevojshme, barazitë e vendosura. Të përbashkët kishin idenë se nuk mund t’u lihej dorë totalisht e lirë lëvizjeve të kapitalit nga një vend në tjetrin, pasi spostimet e papritura të kapitaleve do ta destabilizionin sistemin.

Këtu mbaronin pikat e kontaktit dhe fillonin diferencat. Kryesorja kishte të bënte me rolin e arit. Keynes ishte i bindur se duhej eliminuar ajo që ai e quante “një relike barbare e së kaluarës”. Mendonte për një International Clearing Union, domethënë në thelb për një Bankë Qendrore botërore që do të duhej të ementonte një monedhe fiduçare në kuptimin e vërtetë të fjalës, të cilës ai e quante me emrin “bancor”. Oferta e bancor-it duhej të shoqëronte evolucionin e shkëmbimeve dhe rritjen e të ardhurës botërore. Keynes kishte imagjinuar edhe se sikur clearing union do të duhej të favorizonte balancën e pagesave të vendeve anëtare në kuptimin që, në rastet në të cilat bilanci i pagesave të një vendi të ishte në ekuilibër, ky vend do të duhej të nxitej që të ndërmerrte aksione korrigjuese. Për Keynes kjo duhej të vlente si për vendet në deficit, që do të duhej të kufizonin nivelin e aktiviteteve prodhuese të tyre për të rregulluar llogaritë e jashtme, ashtu edhe për vendet në sufiçit, të cilave nuk mund t’u lejohej që të akumulonin rezerva financiare të pakufizuara: këto vende do të duhej ta rrisnin kërkesën e brendshme të tyre në mënyrë që të kontribuonin në përmirësimin e llogarive të korrespondentëve të tyre.

Në këtë pikë përplasja me White qe frontale. Ajo kishte të bënte në thelb me rolin që Shtetet e Bashkuara do të duhej të kishin në sistem. Amerikanët, që në këtë moment kishin një bilanc pagesash në pozitivitet të fortë, qenë fuqimisht kundër këtij aspekti të planit të Keynes. Dyshonin se mos ai kërkonte të mbronte pozicionin e Anglisë, që kishte një deficit kronik të bilancit të pagesave, por kërkonte mënyrën që të mos e reduktonin nivelin e jetesës së tyre për të rregulluar llogaritë. Nuk mund të përjashtohet se se ishte edhe ky motiv midis atyre që shtynin Keynes të kërkonte një mekanizëm që u jepte edhe vendeve në sufiçit përgjegjësinë për të korrigjuar disekuilibret e bilancit të pagesave, por në realitet ai shikonte lart. Mendonte se mirëfunksionimi i sistemit monetar ndërkombëtar kërkonte që axhustimi të mos binte vetëm mbi shpatullat e vendeve në deficit, por do të duhej të përfshinte edhe vendet në sufiçit.

Është një temë absolutisht aktuale: mjafton të mendohet për akumulimin e madh të saldove active nga ana e Kinës ose, në gjirin e bashkimit monetar europian, për problemin e Gjermanisë, e cila një aktiv gjigantesk të bilancit të pagesave që u krijon problem të mëdha vendeve anëtare të bashkimit monetar, nga i cili nuk kërkon të heqë dorë duke e zgjeruar kërkesën e brendshme. White ishte totalisht kundër këtyre ideve të Keynes. Nuk e konsideronte të drejtë çmonetizimin e arit pse Anglia nuk ishte në gjendje ta vendoste stërlinën në qendër të sistemit monetar, siç kishte ndodhur në shekullin e XIX-të. Për White, por edhe për Morgenthau, që gjithsesi nuk kuptonte pothuajse asgjë nga aspektet teknike të këtyre çështjeve, risia ishte që dollari mund dhe duhej të zinte vendin e stërlinës dhe të bëhej nyja e sistemit monetar ndërkombëtar. Për këtë arsye, ideja e White, që në fund fitoi, ishte që të gjitha vendet që aderonin në Fond do të duhej të fiksonin një barazi të monedhës së tyre me dollarin, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të siguronin stabilitetin e përgjithshëm të sistemit, duke garantuar, falë rezervave të tyre të mëdha në ar, konvertueshmërinë e dollarit në ar me barazinë që do të vendosej më pas.

Lindi kështu sistemi i Bretton Woods në të cilin dollari ishte shpallur i konvertueshëm me arin në 36 dollarë onci, ndërsa të gjitha vendet anëtare të Fondit duhej të deklaronin barazinë e tyre në terma të dollarit dhe në mënyrë implicite të arit. Në këtë moment, bilanci i pagesave i Shteteve të Bashkuara ishte në aktiv të fortë dhe kështu që White e refuzoi idenë se duhej të ishte detyrim për një vend me bilancin e pagesave në aktiv që ta korrigjonte këtë situatë. Natyrisht, aktivi i bilancitë të pagesave amerikane e mbante vlerën e dollarit, duke e bërë të pakët dhe konsolidonte kështu atë koeficent shkëmbimi me arin, edhe pse nuk kishte një arsye të veçantë për vendet që t’i konvertonin në ar disponueshmëritë e tyre në dollar që qenë të domosdoshme për tregtinë ndërkombëtare. Libri i Steil dokumenton që përplasja midis White dhe Keynes qe mjaft e ashpër, edhe pse Keynes, i vetëdijshëm për dobësinë e pozicionit të Anglisë, nuk arriti kurrë tek prishja dhe kërkoi që ta fshihte përplasjen politike që po zhvillohej. Në realitet, ndodhia e Bretton Woods tregon se në atë rrethanë u maturua kalimi i tagrave të pushtetit botëror nga Anglia (dhe më në përgjithësi nga Europa) tek Shtetet e Bashkuara. Sigurisht që ky qe një prej efekteve të dy luftërave në të cilat vendet europiane, jo të vetëdijshme për atë që po ndodhte jashtë Europës, qenë qorollepsur totalisht.

Kolapsi i marrëveshjes

Për rreth 20 vite, sistemi i Bretton Woods ka shoqëruar zhvillimin e madh ekonomik të pasLuftës së Dytë Botërore. Por në fund të viteve Gjashtëdhjetë janë shfaqur kontradiktat që Keynes kishte parë e kishtë stërparë. Në një moment të caktuar, bilanci i pagesave i Shteteve të Bashkuara, fillimisht në aktiv të fortë, është bërë pasiv, edhe pse kostos së projeksionit botëror të vendit. Në mënyrë të veçantë, barra e luftës në Vietnam rezultoi progresivisht jo e mbështetshme. Deficitet e bilancit amerikan të pagesave bënë të disponueshme sasi të mëdha dollarësh. Pasoja qe që mbajtësit e dollarëve filluan të pyesin nëse monedha amerikane ishte apo jo në gjendje të ruante barazimin e arit.

Disa prej këtyre vendeve, midis të cilave Franca e Gjeneralit De Gaulle, vendosën që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për t’i konvertuar dollarët në ar. Në një moment të caktuar Franca dërgoi disa anije për të tërhequr arin e blerë kështu. Midis viteve 1971 e 1973, sistemi i Bretton Woods u prish. Fillimisht Amerikës ju desh të deklarojë unilateralisht moskonverttueshmërinë e dollarit në ar, për të komunikuar më pas se dollari do të fluktuonte lirisht në tregjet e shkëmbimeve. Qe fundi i sistemit të shkëmbimeve fikse mbi të cilat ishte ngritur ekuilibri i pasluftës. Është kaluar kështu nga sistemi e shkëmbimeve fikse në atë të shkëmbimeve fleksibël dhe kanë lindur problem të tjera, midis të cilave vendimi europian për të krijuar në Europë një zonë me shkëmbime fikse, monedhën unike, jo të mbështetur nga një Bankë Qendrore Europiane në kuptimin e vërtetë të fjalës të pajisur me tagrin e huazuesit të instancës së fundit dhe jo të qeverisur nga rregulla të sakta për sa i përket mënyrës së korrigjimit të disekuilibreve të bilancit të pagesave të vendeve deficitare, si të atyre sufiçitare.

Sot situate duket jashtëzakonisht e vështirë, me një fuqi të madhe të Kinës të lindur nga disekuilibret e bilancit amerikan të pagesave dhe nga vullneti i Shteteve të Bashkuara për të mos e korrigjuar këtë gjendje të tyre. Në disa aspekte duket se përsëritet historia e rënies së stërlinës nga piedestali i saj. Tani për tani dollari reziston, ama edhe për sa kohë? Steil e tregon mirë këtë histori. Ka pastaj edhe një pjesë të tërë që ka të bëjë me historinë personale të Harry Dexter White. Në adresë të tij, kur po bëhej Drejtori i parë i Fondit Monetar Ndërkombëtar, u fol për raporte mjaft të ngushta me disa spiunë sovjetikë. Doli se White praktikisht i kishte mbajtur vazhdimisht të informuar rusët lidhur me shumë çështje, edhe pse nuk është provuar kurrë se ai ia kishte “shitur” shërbimet e tij Bashkimit Sovjetik. Presidenti Truman u gjend i detyruar që tërhiqej me shpejtësi dhe pak kohë më pas edhe vetë White, ashtu si Keynes që kishte vdekur në 1946 të nesërmen e ngjarjeve që kemi treguar, pati një infarkt dhe vdiq.

Ka mundësi që pati sjellje të papërshtatshme të White në favor të Bashkimit Sovjetik, por ka mundësi që ato qenë të diktuara nga bindja se për Shtetet e Bashkuara ishte më mirë të konsolidohej një aleancë me Bashkimin Sovjetik sesa të mbështeteshin mbi vende tashmë të dobëta si Anglia e Franca ose, më keq akoma, të rivihej në qarkullim Gjermania. White nuk ishte i vetmi që e mendonte kështu. Vetë Morgenthau ishte i këtij mendimi dhe qe autor i një plani që parashikonte asgjësimin total të industrisë gjermane pas mbarimit të luftës dhe katandisjes së vendit në një gjendje baritore blegtorale, i ashtuquajturi “Plan Morgenthau”.

Por, duke filluar nga viti 1946 me “Telegramin e Gjatë” të George Kennan, ambasadorit amerikan në Moskë, mbizotëroi ideja se Bashkimi Sovjetik përbënte një kërcënim që duhej frenuar me çdo kusht. Nga këtu lindi Plani Marshall që synonte të mbështeste rindërtimin e vendeve të shkatërruara nga lufta, pavarësisht nga fakti se qenë midis fitimtarëve apo të mundurve, dhe më pas NATO. Kjo ka qenë historia e pasLuftës së Dytë Botërore. Në fund të fundit, ajo që është shfaqur në realitetin sovjetik pas rënies së Murit të Berlinit të bën të mendosh se kishte të drejtë Kennan, jo Morgenthau dhe White. Gjithsesi, Bretton Woods mbetet si dëshmia e largpamësisë së forcave aleate për të organizuar pasluftën në mënyrë më të mençur nga sa ishte në Paris në 1919. Kjo mbetet e vërtetë edhe në largësinë e mbi 70 viteve. Ndërsa euro, e lindur nga ideja se ishte e mundur të shtrëngoheshin dhe detyroheshin vendet europiane që të bashkoheshin politikisht, vazhdon jetën e saj të trazuar.

(Giorgio La Malfa për il Popolo)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakPër ty që e ndjen veten demokrat
Artikulli tjetërTë vërtetat e Sajmos!