Messi dhe Ronaldo të pandalshëm, rrumbullakosin 1000 gola së bashku

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë arritur një total prej 1000 golash së bashku, për Barcelonën dhe Real Madridin. Më poshtë mund të njiheni me statistikat “tronditëse”, pas rekordeve të tyre mahnitëse. Sulmuesit e Barcelonës dhe Real Madridit kanë shënuar 551 dhe 449 gola për klubet e tyre, respektivisht, në të gjitha garat.
Portugezi realizoi golin e barazimit 1-1 në “El Clasico” e së dielës mbrëma, ndërsa argjentinasi atë të epërsisë së përkohshme 2-1 të katalanasve. Finalizimi i Messit ishte i 382-ti në La Liga me Barçën, 100 gola të tjerë i ka realizuar në Champions, 48 në Kupën e Mbretit dhe 12 në kompeticionet e tjera.
Në “Camp Nou”, të dielën, Ronaldo gjeti golin numër 310 në La Liga. Portugezi, gjithashtu, ka shënuar 105 gola në Champions me klubin e bardhë 22 në Kupën e Mbretit dhe 12 të tjerë në kompeticionet më pak të rëndësishme. Të dy kanë të njëjtin kundërshtar të preferuar, Sevilla.
Messi iu ka shënuar 31 gola andaluzianëve, ndërsa Ronaldo 27 gola. Argjentinasi ka 449 finalizime me këmbën e tij të preferuar, të majtën, 78 me të djathtën dhe 22 me pjesë të tjera të trupit. Ronaldo ka 298 gola me të djathtën, 81 me të majtën dhe 69 me kokë e pjesë të tjera të trupit.
Messi ka shënuar 218 gola jashtë “Camp Nou”, ndërsa Ronaldo 193 larg “Santiago Bernabeu”. Në shtëpi kanë respektivisht 243 gola Messi dhe 317 Ronaldo. Shërbyesi i preferuar i Messit është Dani Alves, me 42 asiste për gol, ndërsa i Ronaldos është Karim Benzema, me të njëjtin numër asistesh.

Artikulli paraprakQeveria si agjenci turistike, 11 tendera brenda ditës për bileta avioni. 1.4 milionë USD për 134 fluturimet me çarter të Ramës
Artikulli tjetërSi shpërtheu Messi ndaj arbitrit: Je një mu…, po e bën në brekë