Messi, Ronaldo dhe Van Dijk, kush do të shpallet më i miri nga FIFA?

Virgil van Dijk synon t’i eklipsojë yjet botërorë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi për ta fituar çmimin Lojtari më i Mirë i FIFA-s për vitin 2019, pasi vlerësohet si favorit për ta rrëmbyer këtë çmim sot në Milano.

Van Dijk, Messi dhe Ronaldo janë tre finalistët për çmimin Lojtari më i Mirë i FIFA-s, dhe fituesi do të shpallet sot në mbrëmje në një ceremoni në Milano.

Qendërmbrojtësi shtatlartë holandez i ndihmoi Liverpoolit ta fitojë Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe muajin e kaluar e fitoi çmimin Lojtari më i Mirë i UEFA-s për vitin 2019.

Që prej se ky çmim u krijuar më 2016, fituesi i tij e ka fituar edhe Topin e Artë, i cili do të ndahet më 2 dhjetor.

Vitin e kaluar, mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç, i fitoi këto dy çmime duke i dhënë fund dominimit 10-vjeçar të Messit dhe Ronaldos.

Artikulli paraprakZidane: Kjo ishte ndeshja më e mirë e Realit që prej rikthimit tim
Artikulli tjetërBerisha reagon për sulmin ndaj Syri.net: Një akt tipik skiziod paranojak i Edvin Kristaq Mafisë