Messi, Topi i Artë… 7 frazat më të mira të CR7 në prezantimin te Juve

Cristiano Ronaldo u prezantua si një lojtar i ri i Juventusit, të hënën. Në paraqitjen e tij të parë për shtypin në Itali, e cila zgjati rreth gjysmë ore, ylli portugez foli për arsyet që e detyruan të nënshkruante me “Zonjën e Vjetër”. Ai tha se ishte ambicioz për këtë fazë të re në karrierë, si dhe foli për lamtumirën e tij ndaj Real Madridit… Ne po i riprodhojmë deklaratat (frazat) më të mira të portugezit në prezantimin si futbollist i ri i Juventusit.
Vendimi: “Ishte një vendim i lehtë. Juventusi është një nga ekipet më të mira në botë dhe e kam marrë vendimin pak kohë më parë”.
Madridasit qajnë: “Nuk mendoj se po qajnë. Kam bërë një histori të shkëlqyeshme me Real Madridin, e cila më ka ndihmuar në çdo gjë, por është e kaluara. Tani unë filloj një fazë të re”.
Vështirësia e Seria A: “E di që është një ligë shumë e vështirë, shumë taktike. Por, unë dua të përjetoj gjëra të tjera. Nuk dua të ulem në një karrige në shtëpi”.
Ai është 33 vjeç: “Unë jam i ndryshëm nga të gjithë të tjerët, që janë 32, 33, 34 vjeç. Këto zgjedhje e dëshmojnë këtë. Nuk kam ardhur këtu me pushime”.
Champions: “Të gjitha ekipet duan ta fitojnë, nuk do të jetë e lehtë, por kjo skuadër mund ta bëjë këtë”.
Topi i Artë: “Nuk mund ta imagjinoja fitimin e dy apo tre trofeve të tillë, imagjinoni pesë… Nëse gjërat shkojnë mirë, pse të mos e fitoj atë edhe me Juven?”
Rivaliteti me Messin: “Unë nuk krahasoj veten me askënd. Tifozët e gëzojnë rivalitetin tim me Messin, ishte një sfidë e këndshme, ishte interesante. Secili e mbrojti fanellën e tij dhe këtu do të jetë e njëjta gjë. Ne do të shohim se kush fiton”.

Artikulli paraprakChelsea-Real marrëveshje vetëm për portierin, Hazard qëndron në Londër
Artikulli tjetërLamtumira e Fadil Hasës, Basha: Një nga njerëzit e pakët që në Shqipërinë e ditëve të errëta dinte të sillte buzëqeshje