Në takimin që kreu i opozitës, Lulzim Basha që zhvilloi me disa mësues janë zbuluar fakte të rënda të abuzimit me punën e mësuesve në këto vit të vështirë pandemie, të cilët, ashtu si dhe mjekët e infermierët po përballen me një dyfishim dhe ngarkesë në punën e tyre.
Por, për ironi, ata paguhen nga qeveria sipas një vendimi të para 18 vjetëve.
Ja si e paraqiti problemin me hollësi një mësuese nga Fieri:
“Unë vij nga Fieri. Jam Alketa Lugaj, mësuese në gjimnazin Janaq Kilica. Kemi filluar një vit të vështirë, kemi qenë të vetëdijshëm që do të kishim sfida në këtë vit pandemie, gjithsesi e filuam me besimin se do t’ia dalim mbanë, edhe me atë vullnetin, pasionin e dashurinë që kanë mësuesit për punën, por ky vullnet, ky pasion, kjo dashuri për punën më duket sikur keqpërdoret nga qeveria.
Ngarkesa e tepërt mësimore që nuk na tremb, por nuk është vlerësuar sa duhet. Secili prej nesh këtu ka dhënë dyfishin e orëve këto ditë dhe këto javë.
Në qoftë se një mësues ka dhënë më para mësim në 5 klasa, tani jep në 10 klasa, në qoftë se ka dhënë 20 orë mësim, tani jep 40 orë mësim dhe është dyfish i punës, pavarësisht se shpeshherë na llogaritet ajo ora e mësimit me minuta, sikur punojmë më mëditje.
Ndërkohë, ora e mësimit 45 minuta, 30 minuta për mësuesin ka të njëjtën ngarkesë, që do të to është dyfishi i ngarkesës, i lodhjes që nuk vlerësohet me dyfshimin e rrogës, përkundrazi kanë gjetur një pagesë për orë për mësuesin duke llogaritur minutat, çdo minutë dhe mësuesi paguhet me nje pagesë që akoma është me një udhëzim të Ministrisë së Financave të vitit 2002, ndërkohë që rrogat e mësuesit kanë ndryshuar.
Nuk përkon me pagën reale sot të mësuesve, paguhet deri 7 orë në javë ndërkohë që ka mësues që bëjnë deri në 8 orë suplementare në javë edhe 9 orë, edhe 10 orë, po nuk e di nga e kanë gjetur një urdhër të brendshëm të financave, jo më shumë se 7 orë”
Aty e mori fjalën edhe znj. Aida Sema nga shkolla “4 dëshmorët” qytetit të Lushnjës.
Znj. Sema tha se :jam në një shkollë që faktikisht është rikonstruktuar kohët e fundit, por shqetësimi im nuk është vetëm në shkollën time, është në shkollat e gjithë qytetit. Lushnja, sidomos në nëntor ka një prekje shumë të madhe masivë të qytetarëve nga ky virus. Shkollat e gjimnazit, mësuesit, janë të prekur.
Tani pikërisht kurohen 18-20 mësues në infektivin e Spitalit të Lushnjës, plus edhe të tjerët që ndodhen edhe në shtëpi, që dihet që të gjitha këto kurohen. Kemi edhe mësues të tjerë të cilët kurohen, nuk janë deklaruar. Jo vetëm që nuk deklarohen, por izolimi i këtyre rasteve, nuk është bërë testimi, nuk është bërë testimi që ishte i domosdoshëm, por shkolla vazhdon punon mësimin si të ishte diçka normale”.