Tjetër rast me koronavirus në qytetin e Fierit. Burimet bëjnë me dije se e infektuara e radhës është një mësuese, e cila banon në lagjen ’15 tetori’, i njëjti pallati ku edhe banonte çifti i moshuar.
Mësohet se mësuesja mund të jetë infektuar nga ashensori pasi nuk ka pasur kontakt tjetër me çiftin e infektuar. Sipas ekspertëve, koronavirusi ka aftësinë për të zgjatur disa ditë me radhë në një sipërfaqe të çeliktë.