Kryetari i PD, Lulzim Basha është takuar në mesditë me disa qytetarë që kanë kaluar Covid-19 dhe ka dëgjuar eksperiencat e tyre.
I pari që ka folur ka qënë një burrë nga Bathorja, i cili tregoi se, shpenzoi mbi 1 milion lekë për të cilat ai ia di për nder vetëm djalit që e ka në Angli, që e ka ndihmuar me shpenzime. Burri tha se, falë atij djali emigrant shpëtoi që mori ilaçet, por të tjerë që nuk kanë?!
Pas tij e mori fjalën një zonjë, mësuese, e cila tha se, pagoi gati 700 mijë lekë për kurën dhe ky shpenzim ishte më i lartë sesa paga e saj mujore.
“Babai im merr pension dhe më ndihmoi. Pjesa e ilaçeve duhet të ishte falas, por duhet edhe dikush, një psikolog që të të japë pozitivet. Këto kërkojmë nga shteti”, tha mësuesja.