Meta dhe Maçoku Sasha, tregojnë arsyet e shpopullimit të Shqipërisë

Në një vend ku korrupsioni është bërë normë, shpopullimi i Shqipërisë nuk është më një e fshehtë.

Ndër faktorët kryesorë të këtij fenomeni është qeveria e Edi Ramës, e cila ka krijuar një sistem të kalbur, ku korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin janë në kulmin e tyre.

Ky sistem është forcuar nga vota e Ilir Metës, një figurë politike që ka luajtur një rol të madh në mbajtjen e Ramës në pushtet, qoftë në krye të LSI-së, por edhe më pas.

Pikërisht, Meta ka qenë ai që e ka mbështetur dhe forcuar qeverinë e Ramës, duke kontribuar në përkeqësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale të vendit gjatë periudhës si kryetar Kuvendi dhe kreu i shtetit.

Në mënyrë ironike, duhet kujtuar se maçoku Sasha, sipas një interviste televizive të ish-bashkëshortes së Metës, ishte një ndër ‘bashkëpronarët’ e 12 WC-ve që ndodheshin në vilën luksoze të tyre në Gjirin e Lalëzit.

Ky detaj, megjithëse komik, tregon më së pari absurditetin dhe papërgjegjshmërinë e elitave politike në një vend ku varfëria dhe mjerimi kanë detyruar mijëra shqiptarë të largohen në kërkim të një jete më të mirë, ndërsa luksi i tyre i tejkalon limitet e imagjinatës.

Ndërkohë që populli vuan, ata që janë në pushtet vazhdojnë të përfitojnë në mënyrë të pamoralshme nga burimet e vendit, duke krijuar një ambient të pashpresë për shumicën e qytetarëve./NL

Artikulli paraprakFruta të freskëta, zarzavate të gjalla
Artikulli tjetërStatistikat/ Rritja e punësimit në Shqipëri është ngadalësuar në gjysmën e parë të vitit!