Meta: Do të publikoj prova, patronazhistët janë futur dhe te jeta intime e qytetarëve

Presidenti Ilir Meta në një intervistë të jashtëzakonshme ka reaguar për daljen e të dhënave personale të 910 mijë votuesve shqiptarëve ka akuzuar Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për këtë që ai e quan skandal.

Meta tha se patronazhistët e Partisë Socialiste janë futur edhe te jeta intime e qytetarëve. Meta ka shtuar se qëllimi i kësaj shkelje privatësie është bërë me qëllim për t’i shantazhuar për votën. Ai akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar mbledhjen e të dhënave.

“Unë kam disa pyetje si president i Republikës. Do të jem në lartësinë e detyrës dhe çdo shqiptar do të jetë në krye të detyrë dhe çdo detyrë që do kërkojë mbrojtja e votës. Mbrojtja e votës është mbrojtja e atdheut. SPAK-u është i zënë se po heton disa afera. Kur u krijuar kjo bazë të dhënash dhe ku ruhet? A janë këto të dhëna me ato që ia kanë besuar e-Albania? A kemi harxhuar miliona euro për ruajtjen e të dhënave në mënyrë të pacenuara? Të më dëgjojnë të gjithë sipërmarrësit. Cilat janë tashmë garancitë që iu ofrohen qytetarëve në kushtet e rrjedhjes së të dhënave? Unë personalisht Ilir Meta, president i Republikës nuk kam deklaruar asnjëherë për administrimin e të dhënave të mija. Pyes Ramën si kryeministër me ç’të drejtë i ke marrë të drejtat e shtetasve shqiptarë”, u shpreh Meta.

Opozita ka mbi 90 mandate, theksoi ai, ndërsa shtoi se të gjitha sondazhet që transmetohen janë të blera nga Rama.

Exit mobile version