Meta, foto dhe mesazh: “Lulet po shtohen! Pranvera nuk ndalet!”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mëngjesin e sotëm ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet poshtë një peme e cila ka çelur lulet e saj.

“Lulet po shtohen!  Pranvera nuk ndalet!” – janë fjalët që Meta shoqëron foton.

Duket si një mesazh i koduar nga ana e kreut të shtetit. Prej kohësh presidenti Meta është në përplasje me mazhorancën pasi sipas tij ata po pretendojnë kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Meta ka paralajmëruar një “Pranverë Kuqezi”, ku në 2 Mars mblodhi qyetarët në një manifestim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe paralajmëroi mazhorancën se do të shpërndajë Parlamentin nëse nuk tërhiqet nga kapja e Gjykatës Kushtetuese. Madje presidenti ka deklaruar se do të vazhdojë manifestimet në çdo qytet të vendit.

Për këtë çështje do të japë opinionin e saj dhe Gjykata Kushtetuese, e cila në raportin paraprak i dha të drejtë presidentit.

Artikulli paraprakFlet i infektuari i 6-të me koronavirus: Jam trembur për familjarët e mi! Kam takuar shumë shokë…
Artikulli tjetërDrejt Italisë me 25 kg djathë e mish, dy shqiptarët bllokohen në aeroport